Nga Lira Gjika.

Prinder!

Mos i prekni fëmijët, kur i jepni një komandë. Kini pak durim përsëriteni komandën, por mos e prekni fëmijën.

Po ta prekni fëmijën pasi i keni dhënë komandën do ti mësoni, që të përgjigjet ndaj një kërkese, apo detyre, kur preket me dore dhe jo kur i kërkohet me fjalë. Prekja, është mekanizëm psiqik instiktiv nga më të vjetrit. Dhe si të gjithë mekanizmat instiktivë, që janë të lidhur me ekzistencën, e dominon fjalën. Prandaj, kërkohet durim dhe mosprekje kur duam të nxitim dhe zhvillojmë te fëmija të reaguarin nëpërmjet fjalës.