Nga terapia te vrapimi dhe bisedat me të panjohur – çfarë duhet të dish për të nisur me sukses çdo gjë të re?

Fillimi është gjithmonë pjesa më e vështirë. Si e kupton nëse po e bën siç duhet?

Në këtë seri të posaçme “Si të fillosh”, me ndihmën e ekspertëve për të shpjeguar hapat e parë për të filluar… gjithçka – nga vrapimi dhe ngritja e peshave, te njohjet e reja apo fillimi i terapisë.

Si të nisësh të vraposh

Fillo me alternim mes vrapit dhe ecjes – kjo e bën stërvitjen më të përballueshme.
Pse të nisësh? Vrapi nuk kërkon shumë: një palë atlete të mira mjaftojnë. Mund të fillosh thjesht me ecje, e më pas të shtosh gradualisht periudha të shkurtra vrapimi.

Katër këshilla për fillestarët:

  • Alterno periudha të shkurtra vrapimi me ecje për t’u rikuperuar.
  • Mos e tepro me ritmin apo distancën – vrapo aq sa mund të flasësh gjatë vrapit dhe jepi kohë trupit të përshtatet.
  • Merr një palë atlete cilësore – idealisht nga një dyqan special që të ndihmon edhe në përzgjedhjen sipas këmbës tënde.
  • Mos tentoni të thyeni rekorde që në fillim – rrezikon dëmtime.

Më pas: Rëndësi ka vazhdimësia, jo numri i ditëve apo ritmi. Kënaqu me procesin. Mund të shtosh edhe ushtrime force dhe të bëhesh pjesë e një komuniteti vrapues.

Si të nisësh ngritjen e peshave

Nis me ushtrime me peshën e trupit si squats, pompa apo planks.
Pse të nisësh? Stërvitja me pesha përmirëson shëndetin, forcon kockat dhe rrit metabolizmin.

Katër këshilla për të filluar:

  • Fillimi me makineritë në palestër është i dobishëm për të kuptuar lëvizjet.
  • Fillo me pesha të lehta. Nëse pas 10 përsëritjesh mund të bësh edhe 2-3 të tjera, je në nivelin e duhur.
  • Mos e tepro – 2 deri në 3 herë në javë mjafton për fillestarët. Jepi trupit kohë për t’u rikuperuar.
  • Ushqehu mirë – konsumo rreth 1.2 gr proteina për kg të peshës trupore, sipas Dr. Andrew Jagim, nga Mayo Clinic.

Më pas: Apliko principin e “ngarkesës progresive” – rritje graduale të vështirësisë për të parë përparim të qëndrueshëm.

Si të nisësh terapinë

Terapia mund të ndihmojë në shumë aspekte të jetës.
Pse të nisësh? Nëse ndihesh i bllokuar apo je diagnostikuar me çrregullime mendore, terapia mund të jetë shumë efikase.

Tre hapa për të nisur:

  • Gjej një terapist të licencuar – kërko online ose pyet miq të besuar.
  • Verifiko mënyrën e pagesës – nëse ke siguracion, kërko terapistë që mbulohen nga plani yt.
  • Fillimi mund të bëhet me një konsultë falas 15-minutëshe. Bëj një seancë të plotë për të parë si ndihesh me terapistin.

Më pas: Ndoshta duhet të provosh disa terapistë derisa të gjesh atë që të përshtatet. Mos u nxit – kjo është një marrëdhënie e rëndësishme që kërkon kohë.

Si të nisësh takimet romantike

Njihe veten përpara se të kërkosh një partner.
Pse të nisësh? Njohjet kërkojnë përpjekje, por mund të jenë edhe argëtuese dhe të kënaqshme.

Pesë këshilla për fillestarët:

  • Njihe veten dhe vlerat e tua.
  • Përdor aplikacionet – janë mënyra më e lehtë për të takuar shumë persona.
  • Bëj një profil të kujdesshëm me 6 foto aktuale që tregojnë edhe personalitetin.
  • Bisedo, por jo pafundësisht – 15 minuta, dy herë në ditë mjaftojnë për të kuptuar nëse ia vlen.
  • Provo një kafe apo një ecje, jo darka luksoze që në fillim.

Më pas: Takohu me disa persona njëkohësisht për të shmangur ndjesinë e mungesës së zgjedhjeve dhe për të ruajtur objektivitetin.

Si të nisësh buxhetimin

Përcaktimi i shpenzimeve është hapi i parë për kontrollin financiar.
Pse të nisësh? Edhe pse mund të duket stresuese, buxhetimi ul ankthin dhe të ndihmon të përdorësh paratë për gjëra që të sjellin lumturi.

Tre hapa për të filluar:

  • Ndiq çdo shpenzim për 30–90 ditë.
  • Identifiko ku ndodh “problemi”: të ardhura të ulëta, shpenzime fikse të larta apo zakone të dobëta financiare.
  • Fillo me shlyerjen e borxheve me interes të lartë (mbi 7%). Pastaj, cakto objektiva të qarta dhe syno të kursesh 10–20% të të ardhurave.

Më pas: Automatizo sa më shumë – ndaje automatikisht para për pushime, shtëpi apo fond emergjence.

Si të nisësh meditimin

Meditimi përmirëson ankthin, gjumin dhe shëndetin e përgjithshëm.
Pse të nisësh? Studimet tregojnë përfitime të shumta nga meditimi – nga ulja e stresit deri te përmirësimi i tretjes.

Tre hapa për të filluar:

  • Fillo me 5–15 minuta në ditë dhe bëje zakon.
  • Ulu rehat, me shpinën drejt dhe sytë mbyllur ose me shikimin drejt një pike.
  • Vëzhgo frymëmarrjen dhe mendimet – kur vëren që po shpërqendrohesh, kthehu sërish te frymëmarrja.

Më pas: Provo forma të ndryshme si meditimi në ecje ose “dashamirësia e vetëdijshme”. Bashkohu me grupe apo përdor aplikacione.

Si të nisësh një bisedë me të panjohur

Kontakti vizual dhe pyetjet e thjeshta janë çelësi.
Pse të nisësh? Bisedat e vogla me të tjerët na bëjnë më të lumtur dhe më të lidhur me botën.

Tre këshilla për të filluar:

  • Bëj pyetje, edhe nëse nuk janë brilante.
  • Mos nënvlerëso “small talk” – ndihmon për të gjetur pika të përbashkëta.
  • Dije kur të përfundosh – nëse po bën gjithë përpjekjen vetë, ndoshta është koha të mbyllësh bisedën.

Më pas: Si çdo aftësi tjetër, kërkon praktikë. Përdor pritjen te kafeneja apo supermarketi si mundësi për të provuar.

Si të nisësh reduktimin e ndikimit tënd mjedisor

Ndryshimet e vogla kanë rëndësi – askush nuk është perfekt.
Pse të nisësh? 2024 ishte viti më i nxehtë në histori. Ndryshimet klimatike po prekin gjithçka dhe të gjithë kemi ndikim.

Tre hapa për të filluar:

  • Kujto “3R”: Redukto, Ripërdor dhe Riciklo (me këtë renditje).
  • Konsumo më shumë produkte bimore – reduktimi i mishit ka ndikim të madh.
  • Kurse energji – fik pajisjet dhe çkyç prizat kur nuk janë në përdorim.

Më pas: Fol me të tjerët për klimën dhe voto për kandidatët që kanë politika mjedisore të forta – ndikimi yt më i madh vjen përmes zërit dhe veprimeve të përbashkëta.

Theguardian