Universiteti i Tiranës ka hapur për herë të parë në Shqipëri programin e studimit “Gjuhë Frënge dhe Gjuhë e Shenjave Shqipe” në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, një nismë që synon të forcojë arsimin gjithëpërfshirës dhe komunikimin pa barriera.
Zv.Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Dr. Drita Rira, u shpreh:
“Sot shënojmë një hap të rëndësishëm drejt arsimit gjithëpërfshirës dhe komunikimit pa barriera. Gjuha, qoftë ajo e folur apo e shenjave, është ura që na bashkon të gjithëve.”
Programi do të përfshijë për herë të parë 14 studentë, të cilët do të mësojnë në mënyrë të integruar gjuhën frënge dhe gjuhën e shenjave shqipe. Ky është një hap i ri drejt arsimit modern dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës thekson se kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve për të nxitur komunikimin dhe përfshirjen sociale për të gjithë studentët.