Ndryshimet e humorit tek fëmijët, janë të ngjashme me çrregullime të tjera si depresionihiperaktiviteti etj. Një çrregullim i humorit është një gjendje e vërtetë mjekësore, jo diçka që një fëmijë mund ta “kapërcejë” vetë.

Prindërit, mund të vëzhgojnë dhe njohin kur një shfaqje e humorit nga një ekstrem në një tjetër nuk është normal, duke njohur simptomat e mëposhtme: 

1. Humor i trishtuar

Humor i trishtuar

Simptoma kryesore e ndryshimit të humorit tek fëmijët është shfaqja e humorit të depresionuar, nervoz, i zemëruar ose një gjendje e përgjithshme e palumturisë.

Si ta kuptoni që nuk është një gjendje humori normal, pasi shfaqen këto shenja:

  • Emocioni shfaqet më intensiv se zakonisht;
  • Zgjat për një periudhë më të gjatë kohore;
  • Ndodh më shpesh;

Kohëzgjatja mund të jetë me ditë dhe me shumë orë brenda ditës, në varësi të zhvillimit të çrregullimit.

Një gjendje e humorit të rënduar nxit sipmtoma, që bëhen shkasë e fillimit të:

Depresionit madhor

Një humor i dëshpëruar ose nervoz, që zgjat të paktën dy javë.

Çrregullimi depresiv i vazhdueshëm (distimia)

Një gjendje e humorit depresiv kronik, që zgjat për të paktën 1 vit.

Çrregullimi bipolar. 

Periudhat e ndryshimeve eksteme të humorit, në mënyrë të përsëritur. Një lumturi ekstreme e papritur, kalon shpjete në një mërzi dhe acarim të shtuar.

Çrregullime të personalitetit

Çrregullimet e personalitetit borderline (kufitar), mund të nxitet nga mos trajtimi në kohe i çregullimeve të humorit.

Kujdes, vetëm një psikolog ose mjek mund të përcaktojë një diagnozë. Leximi dhe njohja e shenjave ndihmon prindin të kuptojë kur duhet kërkuar ndihmë ose t’i shpjegojë më mirë simptomat profesionistit që do trajton fëmijën.

2. Probleme me sjelljen

Probleme me sjelljen

Sjellja e fëmijës tuaj në shtëpi, në shkollë dhe me moshatarët bëhet problematike, nëse po vuan nga çrregullime të humorit.

Luhatjet e humorit, krijojnë konflikte të vazhdueshme me moshatarët dhe me çdo lloj marrdhënie që kanë apo krijojnë. 

Arsyet për këtë janë, si më poshtë: 

  • Paaftësi për të kontrrolluar sjelljen;
  • Shpërthimet e pakontrrrolluara të zemërimit;
  • Bëhen lehtësisht nervozë;
  • Fajësimi i të tjerëve;
  • Refuzon për të ndjekur rregullat;
  • Ka vështirësi në trajtimin e zhgënjimit;
  • Bullizmi ose ngacmimi i të tjerëve;
  • Mungesa e ndjeshmërisë për tjetrin;
  • Mungesa e pendimit;
  • Negativitet i vazhdueshëm;
  • Bezdi kronike;

Këto krijojnë shqetësime si për vetë fëmijën dhe për njerëzit që i rrethojnë duke rritur mundësinë e zhvillimit të sjelljeve problematike. Një mundësi tjetër është që fëmijët me luhatje humori të shkojnë drejt izolimit social.

Këshillohet një asistim i shpejtë i fëmijës nga një profesionist i shëndeti mendor, veçanërisht nëse shfaq këto shenja më me rrezik si: 

  • Sjellje rebele ose me rrezik të lartë;
  • Duke ikur ose duke kërcënuar për të ikur nga shtëpia;
  • Shprehje të mendimeve vetëvrasëse;

3. Probleme konjitive

Probleme konjitive

Studimet tregojnë se individët me çrregullime të humorit, kanë një çekuilibër kimik në tru, i cili shkakton probleme në përpunimin e informacionit brenda rrjeteve nervore.

Nga kjo gjerohen probleme të tjera të funksionimit konjitiv si:

  • Probleme ose dëmtim të kujtesës;
  • Mungesa e aftësive për zgjidhjen e problemeve;
  • Vështirësi me përqendrimin ose vëmendjen;
  • Probleme më të folurin;
  • Vështirësi me të menduarin; 
  • Vështirësi me të kuptuarin, të shkruarit ose të lexuarit;

Nga kjo, fëmija has vështirësi në kryerjen e detyrave në shkollë dhe vende të tjera. 

Nga kjo mund të pasojë një vetvlerësim i ulët për veten dhe rritje e vet-fajësimit, pasi nuk tregon aftësi si të tjerët në përmbushjen e detyrave.

4. Mungesë motivimi

Mungesë motivimi

Vihet re një ulje e dëshirës për të ndekur aktivitetet e përditshme, qofshin këto dhe aktivitetet që dikur i pëlqenin. Mungesa e motivimit është një simptomë kryesore e depresionit.

Ndryshimet emocionale nuk e lejojnë fëmijën të përqëndrohet dhe të shijojë një aktivitet të caktuar. Nga kjo heq dorë kollaj duke e ulur kështu motivimin për të marrë pjesë to.

Çfarë shenjash tregon fëmija kur ulet motivimi:

  • Izolohet nga shoqëria;
  • Refuzon të shkojë në shkollë;
  • Nuk bën detyrat shkollore;
  • Nuk ndjek kurset pas shkollës;
  • Nuk shpreh asnjë interes për hobi; 
  • Lojrat e mëparshme nuk i duken më interesante;
  • Shpreh furstrim dhe zemërim kur i kërkohet të bëjë diçka
  • Shpreh mërzitje dhe në detyrat me të shkurtra dhe të thjeshta për t’i kryer.

Ulja e motivimit, nuk shoqërohet me mosmarrjen pjesë në aktivitete. Ulet dhe dëshira e tij për t’u përmirësuar, pasi ndihet i pashpresë.

Nëse fëmija juaj shfaq këto shenja, është momenti të kërkoni ndihmë profesionale për ta ndihmuar.

5. Ndryshime në gjumë ose në peshë

Ndryshime në gjumë ose në peshë

Ndryshime në gjumë

Çrregullimet e humorit mund të japin pa rehati jo vetëm gjatë ditës, por edhe gjatë natës. Pagjumësia dhe çrregullimet e humorit janë të lidhura ngushtë. 

Dhe mund të funksionojë në të dy mënyra – humbja e gjumit mund të ndikojë në gjendjen shpirtërore, ose në këtë rast gjëndja shpirtërore ndikon tek gjumi. 

Mund ta keni vënë re dhe në përditshmërinë tuaj kur një gjumë i keq, apo jo i mjaftueshëm, se si ju bën të ndiheni ditën tjetër. 

Shenjat që shfaqen që në momentin e zgjimit të fëmijës, janë: 

  • Nervozizëm;
  • Trishtim;
  • Ndihet pa energji;
  • Vështirësi në përqëndrim; 
  • Zemërim i vazhduar;
  • Reagime me tendence konfliktuale;
  • Rritje të humorit negativ;

Pra, mungesa afatgjatë e gjumit, mund të ndikojë ndjeshëm në gjendjen shpirtërore. 

Ndryshime në peshë

Shenjat që tregojnë se fëmija po humb/shton në peshë, si pasojë e luhatjeve të humorit, janë:

Nuk po han sa duhet

Uria mund të shkaktojnë sheqer të ulët në gjak – duke çuar në nivele të ulëta të energjisë dhe dhimbje koke.

Konsumimi i tepërt i yndyrnave dhe kalorive

Kalimi në ngrënie të tepërt të ushqimeve të dëmshme, vjen nga një kërkesë e pandërgjegjshme e trupit për t’i dhënë disa kënaqësi të vogla, për të ulur emocionet negative të momentit.

Niveli i lartë i sheqerit, shkakton rritje të stresit dhe zemërimit, duke i përforcuar më tej lëvizjet ekstereme të humorit.

6. Ankesa fizike

Ankesa fizike

Dhimbja është e lidhur ngushtë me emocionet. Në fakt, dhimbja fizike dhe dhimbja emocionale ekzistojnë në pothuajse të njëjtin qark të sistemit nervor.

Për këtë arsye, nuk është për t’u habitur që prania e dhimbjes kronike shpesh shoqërohet me ndryshime emocionale.

Fëmija mund të ankohet vazhdimisht për:

  • Dhimbje koke;
  • Dhimbje stomaku;
  • Lodhje;

Kjo simptomë e ndryshimeve të humorit tek fëmijët, shfaqet si pasojë e simptomave të tjera si:

  • Pagjumësisë;
  • Problemeve me ushqimin;
  • Lodhjes si rezultat i ndryshimit emocional, me shpërthimet shoqëruese, etj,.

Aktivizimi i sistemeve komplekse të trurit si rezultat i shqetësimeve emocionale ose të humorit mund të ulë tolerancën e dhimbjes. Nga kjo, një fëmijë me çrregullime të humorit i përjeton dy herë më shumë dhimbjet fizike.

7. Shpërthime të zemërimit

Shpërthime të zemërimit

Luhatjet e humorit shoqërohen më së shumti me shpërthime zemërimi, pavarësisht se gjendja tjetër është një llojë euforie gëzimi. Kur humori kalon në ekstrem, ato pësojnë një gjendje euforike që e nxjerrin përmes disa shenjave treguese.

Ato vijnë si më poshtë:

  • Shpërthime të rënda dhe të përsëritura të zemërimit;
  • Rritja e energjisë në momentin e shpërthimit;
  • Kanë përplasje në mendime;
  • I folur është i shpejtë;
  • Frymëmarrja u shpeshtohet;
  • Pësojnë skuqje;
  • Mund të kenë dridhje;
  • Mund të bëhen agresiv;
  • Nuk mund të menaxhojë zemërimin;

Humbja e energjisë ose lodhja janë karakteristike, pasi ka ndodhur shpërthimi. Duhet treguar një kujdes nga prindi apo kujdestari, pasi në këtë moment, fëmija ka tendenca më të larta vet-dëmtuese.

Konkluzion

Simptomat e ndryshimeve të humorit tek fëmijët, siç mund ta shikoni janë shumë të lidhura me njëra tjetrën, ose një simptomë nxit krijimin e simptomave të tjera.

Fëmijët shfaqin simptoma ndryshe, sipas moshës. Psikologët besojnë se çrregullimet e humorit tek fëmijët mbeten një nga problemet më të diagnostikuara. 

Një çrregullim i humorit përfshin mendime, ndjenja të forta dhe të vështira për t’u menaxhuar. Çrregullimet e humorit që nuk diagnostikohen mund t’i vënë fëmijët në rrezik për krijimin e çrregullimeve të tjera, si

  • Çrregullim sjelljeje;
  • Përdorim i substancave;
  • Çrregullime personaliteti;
  • Depresion etj,.

Fëmijët dhe adoleshentët me çrregullim të humorit nuk kanë gjithmonë të njëjtat simptoma si të rriturit. 

Psikologuonline