Shëndeti i njeriut nga kontakti me natyrën mund të marrë një sërë përfitimesh. Njerëzit janë gjithnjë e më shumë të shkëputur nga natyra. Shumica e njerëzve jetojnë në zona urbane, ku kontakti me natyrën është jashtzakonisht i kufizuar.
Një pikënisje e nevojshme është përcaktimi i kontaktit me natyrën. Në përgjithësi, me “natyrë” kuptojmë “zona që përmbajnë elementë të sistemeve të gjalla që përfshijnë bimë dhe kafshë, nga një park i vogël urban deri tek “natyra e egër”
Ky artikull, zbulon një gamë jashtëzakonisht të gjerë përfitimesh që kontakti me natyrën ka tek shëndeti i njeriut:
- Ul nivelin e stresit
- Gjumë më i mirë
- Përmirëson shëndetin mendor
- Ul nivelin e agresionit
- Ulja e simptomave të ADHD
- Rrit lidhjen sociale
- Rrit nivelin e kënaqësisë nga jeta
1. Ul nivelin e stresit

Një studim i kryer në Danimarkë vërtetoi lidhjet ndërmjet hapësirës së gjelbër dhe uljes së nivelit të stresit.
Ajo që ishte më interesante në këtë studim ishte rezultati i dalë se njerëzit që jetojnë më shumë se 1 km larg nga një hapësirë e gjelbër kanë gati 50 për qind shanse më të larta për të përjetuar stres sesa ata që jetojnë më pak se 300 metra.
Të anketuarit që raportuan stres, përdorin hapësirat e gjelbra për të reduktuar stresin.
Çfarë është e rëndësishme është ndërgjegjësimi se hapësirat e gjelbra janë të rëndësishme në menaxhimin e stresit.
2. Gjumë më i mirë

Ekspozimi ndaj parqeve dhe “hapësirave të tjera të gjelbërta” promovon rezultate të favorshme psikologjike dhe fiziologjike.
Për shëmbull një studim tjetër në Australi tregoi se si njerëzit që jetonin në lagje më të gjelbra raportuan një rrezik më të ulët të gjumit të shkurtër.
Jo vetëm reduktimi i zhurmave që vijnë nga trafiku, por edhe pamjet qetësuese dhe më shumë ajër i pastër kanë një ndikim të tek cilësia e gjumit dhe shëndeti i njeriut në përgjithësi.
3. Përmirëson shëndetin mendor

Më shumë kohë e shpenzuar në parqe dhe hapësira të gjelbra mund t’i ndihmojë individët të luftojnë kundër çështjeve të shëndetit mendor si depresioni, ankthi dhe stresi.
Ndarja nga natyra është e dëmshme për zhvillimin, shëndetin dhe mirëqenien e njeriut dhe se kontakti i rregullt me natyrën kërkohet për një shëndet mendor më të mirë.
4. Ul nivelin e agresionit

Si rezultat i lodhjes mendore mund të jetë një prirje në rritje për shpërthime zemërimi dhe madje edhe dhunë. Kontakti me natyrën, i cili duket se zbut lodhjen mendore, mund të zvogëlojë agresionin, nervozizmin dhe dhunën.
5. Ulja e simptomave të ADHD

Fëmijët që vuajnë nga hiperaktiviteti ose ADHD, mund të përfitojnë nga kontakti me natyrën. Kjo do të ul simptomat e ADHD pa asnjë efekt anësor dhe kosto shtes.
Ekspozimet rutinë ndaj hapësirës së gjelbër, të përjetuara përmes mjediseve të lojës së përditshme të fëmijëve, sjellin një efekt më të qëndrueshëm.
6. Rrit lidhjen sociale

Dalja në mjedise të hapura në mënyrë rutinore, tregon se personi ka një hapje më të madhe ndaj kontakteve të reja sociale.
Aktivitete sportive si vrapi ose lojrat në grup që zhvillohen në natyre mund të jetë një tjetër aspekt i të qënit në kontakt me natyrën dhe rritjen e socializimit.
7. Rrit nivelin e kënaqësisë nga jeta

Pavarësisht nga mosha apo kultura, njerëzit e shohin natyrën të këndshme. Koha në natyrë ose shikimi i skenave të natyrës shoqërohen me një humor pozitiv, dhe mirëqenie psikologjike, kuptim dhe vitalitet.
Hulumtimet e bëra në spitale, zyra dhe shkolla kanë zbuluar se edhe një bimë e thjeshtë në një dhomë mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në rritjen e kënaqësisë tonë.
Psikologuonline