Ashtu si në vendet e zhvilluara edhe në Shqipëri, shkalla e papunësië për ata me një diplomë Bachelor është rritur.

Ndërsa një përpjekje e përshtatshme për shumicën e të diplomuarve është që të fillojnë të punojnë sa më shpejt që të jetë e mundur pas diplomimit, ata mund të mos kenë arritur ende të gjejnë një punë, pavarësisht pas disa aplikimeve.

Nëse e keni pasur të vështirë të siguroni një punë para se të diplomoheni, mos e humbni shpresën! Në këtë artikull ju sjellim disa këshilla për t’ju mbajtur të zënë dhe produktiv ndërsa ju ndihmojnë të zbuloni veten.

Bëni punë vullnetare

Nëse jeni mirë financiarisht, merrni parasysh vullnetarizmin në një OJF ose ndonjë lloj organizate bamirësie për të cilën jeni entuziast ndërsa prisni të siguroni një punë me kohë të plotë pas diplomimit.

Do t’ju mbajë të angazhuar ndërsa bëni diçka për të cilën jeni të apasionuar, për të mos përmendur vlerën e shtuar që i jep CV-së tuaj.

Vullneti për të punuar për shoqërinë do të rrisë botën tuaj të brendshme dhe do t’ju ndihmojë të fitoni disa aftësi të vlefshme që do t’ju duhen në botën e ardhshme të punës si menaxhimi i kohës, qëndrueshmëria dhe përshtatshmëria.

Plus, nëse zbulon se je i përkushtuar ndaj kauzës dhe dëshiron të ndjekësh një karrierë në atë fushë, tashmë ke një fillim të mbarë.

Përmes vullnetarizmit, ju mund të takoni njerëz të tjerë me të njëjtin mendim në një profesion të ngjashëm që do të njohin pasionin tuaj. Ata mund t’ju befasojnë duke ju ofruar një vend pune ose të paktën t’ju drejtojnë në drejtimin e duhur.

Provoni freelancing

Tani freelancing (puna në mënyrë të pavarur) është një term i popullarizuar në mesin e gjeneratës së teknologjisë dhe digjitalizimit. Është koha e duhur për të provuar freelancing nëse jeni duke kërkuar për para ndërsa studioni.

Nëse nuk po gjeni një punë me kohë të plotë, freelancing është një mënyrë e shkëlqyer për të fituar eksperiencë të hershme në industri, të mësoni rreth mjedisit të punës dhe të krijoni kontakte të denja në industrinë tuaj.

Robyn D Shulman, një autor në Forbes këshillon që të diplomuarit duhet të postojnë vendet e tyre të freelancing në platforma si Fivver, Upwork dhe Linkedin Profinder, faqe këto ku profesionistët e pavarur mund të bëjnë oferta për projekte.

Të qenit i zënë në punë freelance do t’ju ndihmojë të zhvilloni aftësitë tuaj dhe ju jep një eksperiencë të shtuar për ta vendosur në CV.

Lexo: Mënyra më e mirë që gjyshërit të ndihmojnë prindërit në rritjen e fëmijëve

Shfletoni kanale të ndryshme për të gjetur një punë

Ju keni provuar çdo mënyrë të mundshme për të gjetur një punë dhe akoma email juaj nuk ka një përgjigje. Ndoshta është koha për të provuar një mënyrë tjetër.

Të diplomuarit sot kanë një sërë opsionesh kur bëhet fjalë për të gjetur një punë të përsosur. Hapni Facebook dhe kërkoni grupe të lidhura me punën ose website që postojnë shpesh vende pune të fushave të ndryshme.

Të gjithë kanë kompani të caktuara, për të cilat do të dëshironin të punonin dhe jemi të sigurt që edhe ju keni tuajat. Kontaktonjini ato drejtpërdrejt nga faqja e internetit ose e-mail për të gjetur vendin e lirë të punës që kërkoni.

theeducationmagazine.com