Prioritetet nuk thuhen, ato tregohen me veprime.
Nuk është e lehtë për prindërit që punojnë nga shtëpia; të kujdesesh për fëmijët dhe të kryesh detyrat e përditshme në punë. Sidomos kur keni një biznes për të cilin duhet të kujdeseni.
Por, ka disa këshilla që mund të ndihmojnë për të menaxhuar mirë jetën dhe punën.
Përdorni fuqinë e riformulimit
Në ato ditë kur filloni punën shumë më vonë se sa dëshironi, ose nuk bëni aq sa dëshironi, mbani mend: Ky fleksibilitet është një nga përfitimet e punës nga shtëpia.
Ju keni lirinë për t’i dhënë përparësi jetës ose punës, ndaj përfitoni nga kjo.
Filloni ditën mbarë
Fillojeni ditën me një kafe dhe bisedë me partnerin tuaj, duke folur për gjëra, që nuk kanë lidhje me punën.
Ndihmoni njëri-tjetrin
Kjo vlen për të dy partnerët, por u drejtohet veçanërisht baballarëve, pasi nënat priren të mbajnë ngarkesën më të rëndë, kur sapo po krijoni një familje.
Do të ketë raste kur të dy jeni në vështirësi. Prandaj, përpiquni të ndihmoni personin tjetër, përpara se të ndihmoni veten.
Bëni një pushim të vërtetë dreke
Të paktën një orë nëse mundeni, shkëputuni nga puna dhe pushoni.
Merrni pushim ditën e premte nëse mundeni
Kalimi në një javë pune katër-ditore, mund të jetë një nga gjërat më të mira, që mund të bëni për familjen por edhe për shëndetin tuaj mendor.
Patjetër që do ketë raste kur do t’ju duhet të punoni të premten. Por, bëni çmos që të lini sa më pak punë për të premten.
Mbani parasysh se të gjithë hasin vështirësi dhe duhen vite për të gjetur ekuilibrin. Është një betejë e vazhdueshme, por mund të keni sukses.