https://hbr.org/2018/11/how-our-careers-affect-our-children

Cili prind që punon nuk është ndjerë fajtor për mungesën e tij në lojërat apo recitalet e fëmijëve? Kur ka ndryshime të orarit të minutës së fundit në punë ose kërkohet udhëtim me një klient, është normale të shqetësoheni se jeni duke dëmtuar në mënyrë të përhershme të vegjlit tuaj.


Por, si ndikon puna jonë në jetën e fëmijëve tanë? Rreth dy dekada më parë, në një studim që anketoi afërsisht 900 profesionistë të biznesit të moshës 25 – 63 vjeç, në një sërë industrish u eksplorua marrëdhënia midis punës dhe jetës familjare dhe se si këto dy aspekte të jetës janë edhe aleatë edhe armiq.

Shumica e hulumtimeve mbi ndikimin e punësimit të prindërve tek fëmijët shikojnë nëse nënat punojnë ose jo; nëse prindërit punojnë me kohë të plotë ose të pjesshme; sasia e kohës që prindërit kalojnë në punë; dhe koha e punësimit të prindërve si ndikon në hapësirën e jetës së fëmijëve. Hulumtimi shkoi përtej çështjeve të kohës dhe pa përveç kësaj, përvojën e brendshme të punës: vlerat e prindërve për rëndësinë e karrierës dhe familjes, ndërhyrjen psikologjike të punës në jetën familjare, shkallën e përfshirjes emocionale në karrierë dhe diskrecionin dhe kontrollin në lidhje me kushtet e punës.

Të gjitha këto aspekte të karrierës së prindërve, lidhen me shkallën në të cilën fëmijët shfaqin probleme të sjelljes, të cilat janë treguesit kryesorë të shëndetit të tyre mendor.

Si për nënat ashtu edhe për baballarët, u zbulua se shëndeti emocional i fëmijëve ishte më i lartë kur prindërit besonin se familja duhet të vinte e para, pavarësisht nga koha që ata kalonin duke punuar. Gjithashtu u zbulua se fëmijët ishin më mirë kur prindërit kujdeseshin për punën si një burim sfidash, krijimtarie dhe kënaqësie, përsëri, pa marrë parasysh kohën e kaluar. Dhe, nuk është për t’u habitur, që fëmijët ishin më mirë kur prindërit ishin në gjendje të ishin fizikisht të disponueshëm për ta.

Fëmijët kishin më shumë gjasa të shfaqnin probleme në sjellje nëse baballarët e tyre ishin tepër të përfshirë psikologjikisht në karrierën e tyre, pavarësisht nëse ata punonin apo jo me orë të gjata.

Disponueshmëria psikologjike e babait ose prania e tij, e cila mungon dukshëm kur ai është në pajisjen e tij dixhitale, u lidh gjithashtu me fëmijët që kishin probleme emocionale dhe të sjelljes. Nga ana tjetër, në masën që një baba po performonte mirë dhe ndihej i kënaqur me punën e tij, fëmijët e tij ka të ngjarë të shfaqnin relativisht pak probleme në sjellje.

Për nënat, nga ana tjetër, të kesh autoritet dhe maturi në punë shoqërohej me fëmijë më të shëndetshëm mendërisht. Kjo do të thotë se fëmijët përfitojnë nëse nënat e tyre kanë kontroll mbi atë që u ndodh kur punojnë. Për më tepër, nënat që kalojnë kohë për veten, në relaksim dhe kujdes për veten, dhe jo aq shumë në punët e shtëpisë, u shoqëruan me rezultate pozitive për fëmijët. Nuk është vetëm çështja e nënave që janë në shtëpi kundrejt punës, është ajo që bëjnë kur janë në shtëpi me kohën e tyre të punës. Nëse nënat nuk do të ishin me fëmijët e tyre, pasi po kujdeseshin për veten, nuk do të kishte asnjë efekt begativ tek fëmijët e tyre. Por, kur nënat merreshin me punët e shtëpisë, fëmijët kishin më shumë gjasa të shqetësoheshin nga problemet e sjelljes.

Gratë mbajnë më shumë barrën psikologjike të përgjegjësive prindërore.

Hulumtimi tregoi se marrja e kohës për t’u kujdesur për veten në vend të punës shtesë të shtëpisë forcon kapacitetet e nënave për t’u kujdesur për fëmijët e tyre. Dhe baballarët janë më të aftë të ofrojnë përvoja të shëndetshme për fëmijët e tyre kur ata janë psikologjikisht të pranishëm me ta dhe kur ndjenja e tyre e kompetencës dhe mirëqenia rriten nga puna e tyre.

Lajmi i mirë në këtë hulumtim është se këto janë nën kontrollin e prindit dhe mund të ndryshohen. Pra, nëse kujdesemi për mënyrën se si karrierat tona po ndikojnë në shëndetin mendor të fëmijëve tanë, ne mund dhe duhet të përqëndrohemi në vlerën që i kushtojmë karrierës sonë dhe të eksperimentojmë me mënyra krijuese për të qenë në dispozicion, fizikisht dhe psikologjikisht, për fëmijët tanë, edhe pse jo domosdoshmërisht në më shumë orë me ta. Koha cilësore është e vërtetë.

HBR