Me çdo të mirë e të keqe të vetën, karantina vërtetë e ka rritur dëshirën tonë për të eksploruar. Bordi Turistik Egjiptian vendosi të ‘hapë’ dyert për të gjithë turistët kuriozë mbi varrin 5000 vjeçar të Mbretëreshës Meresankh III.

Ky është vetëm një prej prej katër tureve të famshme që morën promovim të madh gjatë karantinës. E veshur nga modelimi i patëmetë 3D nga Universiteti i Harvardit, ky rrugëtim ju ofron një përvojë tërësisht të re shumëngjyrëshe si dhe të mbështetur me informacion dhe rikontruksione të kompjuterizuara. Ndizni ngrohësen dhe përjetoni shkretëtirën e vitit 2021.

Nga rehatia dhe siguria e shtëpisë tuaj, tanimë mund të shëtisni përgjatë realitetit virtual të rrënojave që njëherë e njëherë u përkisnin vetëm egjiptianëve të lashtë. Dhe oh, sa argëtuese që është kjo!

Rrugëtojmë pak në katakombet 5000 vjeçare të Mbretëreshës egjiptiane Meresankh III, duke klikuar imazhin apo thjesht linkun këtu: https://my.matterport.com/shoë/?m=d42fuVA21To

Funksionon ashtu si Google Street Vieë- klikon për të ecuar përgjatë katakombeve egjiptiane, hap pas hapi, mund të përdorësh mausin për tu sjellur dhe vëzhguar muret rreth teje. 

Pikat që vëreni në imazhin e mësipërm ju japin informacion të detajuar në lidhje me artin, hieroglifet dhe faktet historike që mbart vendi që po ‘vizitoni’.

Lexo: Të mirat e kampit veror

Teknologjia dhe modelimi në 3D u bë nga Universiteti i Harvardit. Ndërkohë, nga ana tjetër keni rrathët e bardhë që ju ndihmojnë të orientoheni përmes ambienteve, ndryshe mund të përdorni edhe shigjetat në tastierë apo të klikoni në to me mausin tuaj. Për ju që vërtet jeni të apasionuar pas pikave arkeologjike apo edhe ju që thjesht doni të përjetoni diçka të re; mund të vizitoni edhe Giza Project website. Faqja mbart informacione të përshtatura për grupmosha dhe interesa të ndryshme. 

Aventura nuk mbaron me kaq. Tanimë mund të provoni edhe destinacione të tjera si; Coptic Red Monastery 

Nëse mendoni se turi i parë ju ngacmoi t’i vizitoni këto pika kulturore, përgatituni për vizitimin e Mosque-Madrassa of Sultan Barquq, një tjetër perlë që lulëzoi mes tregtisë së lindjes dhe perëndimit në Mesjetë. 

Turi tjetër eksploron imtësisht vendodhjen e Ben Erza synagogue – themeluar, siç na ka mësuar historia, pikërisht në vendin ku u zbulua Mojsiu.

Katër parqe arkeologjike përgjatë Egjiptit në një orë. Karantina ka të mirat e saj.

The Guardian