Kur ka kaluar më shumë se gjysma e verës, Kallz vjen me një program pak më ndryshe për fëmijët. Cdo vit, në prag të vitit shkollor, ne ofrojmë përsëritje intensive të mësimeve. Këtë verë e nisim nga 1 Gushti për të gjithë fëmijët që janë në Tiranë, që kanë mbaruar pushimet, ose po presin t’i fillojnë.
Koha nuk duhet humbur. Programi veror në Kallz ofron lojëra sportive, popullore, tavoline, punë në grup, etj, por njëkohësisht edhe përsëritje mësimore për fëmijët në klasat I-V.
Fëmijët e moshave 5-8 vjeç dhe 09-12 vjeç mund të bëhen pjesë e programit për dy javë ose 1 muaj.
Programi nis me 2 Gusht deri me 31 Gusht:
Çfarë parashikon programi më konkretisht?!
Në një orar ditor 8:00-16:30 nga e Hëna në të Premte, Kallz i qëndron misionit të parë të tij për t’u ardhur në ndihmë prindërve të punësuar. Për gjithë kohën e angazhimit të tyre në punë, fëmijët e tyre do të jenë të angazhuar po ashtu në programet e pasura të Kallz.
Ju mund të regjistroni Ketu fëmijën tuaj
Disa prej aktiviteteve ditore:
Krijimtari
Materiale të ndryshme, ngjyra, objekte, ide të bëra së bashku për të realizuar punime individualisht dhe projekte në grup. Përvoja e Kallz me fëmijët në verë, ka treguar se punimet në grup, krijojnë një bashkëveprim të jashtëzakonshëm me fëmijët. Ata janë të gatshëm të sfidojnë veten e njëri-tjetrin në realizimin e projekteve më të mira të mundshme, duke vënë të gjitha energjitë në funksion të një rezultati të shkëlqyer.
Lexo: Si t’i shpjegojmë fëmijës lajmin e keq?
Sport
Aktivitetet fizike, lojëra të mirëfillta sportive si volej dhe basket do të jenë pjesë e përditshme e programit veror. Këto aktivitete do të ndërthuren gjithashtu edhe me lojëra popullore dhe shumë lojëra të tjera që forcojnë shpirtin e garës dhe grupit njëkohësisht.
Art
Këngë, kërcim, pikturë. Ndjekje e filmave në video projektor. Në të gjitha këto aktivitete fëmijët do të angazhohen të argëtohen, por edhe të përmirësojnë çdo ditë aftësitë e tyre.
Përsëritje mësimore
Përmes ushtrimeve praktike do t’u rikthehemi gjuhës dhe matematikës. Konceptet bazë të vitit që lamë pas do të përsëriten për 4 orë në javë.
Natyra
Pasuritë natyrore të Shqipërisë. Bimët mjekësore që mbidhen në vendin tonë
Soft-Skills
Cështjet e sjelljes dhe aftësitë e buta janë të rëndësishme për një zhvillim cilësor të fëmijës. Ndaj përmes aktiviteteve ditore do të nxisim debatin cilësor, komunikimin me rregullat e mirësjelljes, magjinë e dëgjimit dhe bashkvpunimit.
Programi ofron transport, dhe ushqim të shëndetshëm.
Rreth Kallz
Në 5 vite, pjesë e programit të Kampit Veror në Kallz janë bërë mbi 470 fëmijë të moshave -6-12 vjeç. Ndërsa mes kurseve të ndryshme, aktiviteteve jashtëshkollore gjatë vitit dhe Programit Pas Shkolle, Kallz është frekuentuar nga 2300 fëmijë.
Kallz është sipërmarrje e ngritur në vitin 2016. Ajo u vlerësua si ideja më e mirë e biznesit mes 120 ideve, pjesë e konkursit IDEA të zhvilluar nga GIZ në Shqipëri.
Çmimi: 10 000 lekë/2 javë –pa transport
13 000 lekë/2 javë-me transport brenda qytetit Tiranë
Prenotimi mujor kushton 23000 me transport dhe 17 000 lekë pa transport
Programi ofron transport, dhe ushqim të shëndetshëm.
Çfarë është sipas Kallz, një program Veror?
Në 5 vite, pjesë e programit të Kampit Veror në Kallz janë bërë mbi 470 fëmijë të moshave -6-12 vjeç. Ndërsa mes kurseve të ndryshme, aktiviteteve jashtëshkollore gjatë vitit dhe Programit Pas Shkolle, Kallz është frekuentuar nga 2300 fëmijë.
Argëtim, socializim, aventura të reja dhe gjithmonë ushqim për mendjen.
Vera mund të bëhet shumë e lodhshme kur e kalon në mes të vapës, para televizorit apo telefonit në shtëpi. Nuk vlen të rrish në një vend. Vera është momenti i duhur për të pushuar në mënyrë produktive, për të shijuar aktivitete që mungojnë gjatë vitit.
Programet verore krijojnë mundësinë e miqësive të reja. Lexim librash jashtëshkollorë, interpretimi dhe përmbledhja e tyre.
Ju mund të regjistroni Ketu fëmijën tuaj
ose na shkruani në [email protected]
Telefon: 0675431658