Qoftë një takim familjar apo një darkë e rëndësishme, është gjithmonë një mundësi e shkëlqyeshme për të mësuar më shumë për pjesëtarët e afërt dhe të largët të familjes. Jeta është shumë e shpejtë dhe nuk ka rast më të mirë sesa kur na mbledh tavolina për të forcuar lidhjet me gjyshin, dajën apo edhe tezen e mamit që nuk e kishe takuar më parë.

Lidhemi me të kaluarën 

Duke u ulur dhe folur me më të moshuarit mund t’ju tregojnë shumë në lidhje me historinë e familjes dhe jetën përpara, por jo gjithmonë arrijmë të gjejmë pyetjet e duhura për të bërë. Duke qenë se të gjithë e kemi gjetur veten në këto pozita, ja ku mblodhëm disa pyetje që mund tju hyjnë në ndihmë;

  • Si ishte fëmijëria jote? Ku je rritur?
  • Jetoje në një shtëpi apo apartament? A kishte energji elektrike? Po ujë të rrjedhshëm?
  • Sa mirë i njohim rrënjët e fëmiljes tonë? 
  • Kush është familjari më i moshuar që mban mend? Çfarë mban mend nga ai apo ajo?
  • Si ishin darkat familjare për ju?
  • Çfarë mendoje se do bëheshe kur të rritesh?
  • Çfarë historish ju tregonin gjyshi dhe gjyshja për jetën e tyre?
  • Sa lekë xhepi ju jepnin? Po për të shpenzuar, si e shpenzonit?
  • A mendon se jeta e fëmijëve ishte më e vështirë atëherë apo sot për fëmijët? Pse?
  • Cila mendon se është aftësia apo vlera më e rëndësishme që ju kanë mësuar prindërit?
  • A je kthyer prapë tek shtëpia ku je rritur apo shkolla jote fillore? Po tek shtëpia e prindërve të tu? 
  • Cila ka qenë shpikja me impaktin më të madh në jetën tënde? 
  • A kemi trashëgimi të vjetra familjare ne? Çfarë historie kanë dhe kush i ka tani?