Çdo fëmijë kalon vështirësi herët a vonë me orarin e fjetjes dhe të zgjimit. Fëmijët me shqetësime paraqesin më shumë problematika në këtë fushë.

Fjetja në një shtrat të panjohur apo në një shtëpi të re, shton peshë në këto shqetësime që fëmijët përjetojnë, me manifestime makthesh apo ankthi në aktivitetet, ku ata marrin pjesë.

Shpeshherë, këto ëndrra të këqija, të përjetuara edhe në fëmijëri të hershme, me kalimin e kohës evoluojnë në shkaqe pasive që rezultojnë në padëshirën e fëmijëve për të fjetur kur u kërkohet.

Në mjaft raste të tjera, një numër i madh mjekimesh që u jepen fëmijëve për sëmundje të ndryshme, ndikon në cilësinë e gjumit. Në rastin që prindi dyshon se medikamentet e marra kanë ndikuar në këtë formë, këshillohet të kontaktohet mjeku i familjes. Megjithëse ka një variatet të gjerë ilaçesh që mund të përdoren kur fëmija ka probleme me gjumin, ato nuk janë gjithmonë plotësisht efikase.

Në shumë raste, vështirësitë e hasura nga fëmijët në lidhje me gjumin kanë të bëjnë me sjelljen dhe rutinën e tyre, të llojit ku fëmija ia ka dalë me sukses të shmangë orarin e fjetjes qpo është mësuar të zgjohet në mes të natës për të luajtur.

Në raste të tilla, ajo që i nevojitet më së shumti fëmijës është prania e një të rrituri me vetëdisiplinim të lartë si dhe ndjekja e protokolleve të përcaktuara mbi gjumin.

Kujdestarët duhet të përpiqen edhe më shumë për të ndihmuar fëmijët me çrregullime të gjumit duke i përcaktuar dhe kontrolluar vazhdimisht orarin e gjumit.

Çelësi këtu, është vendosmëria, sigurisht. Vendosmëri përtej të zakonshmes, të llojit që i kalon 99% e ndjekur me përpikmërinë e protokollit të gjumit.

* Përgatituni të ndiqni këtë protokoll për të paktën një vit, apo deri në pikën ku përditshmëria e gjumit të ketë rezultuar efikase për tre muaj para se të filloni të lëshoni dorën me fëmijën tuaj.

* Përcaktoni orarin e gjumit dhe gjithmonë, pa përjashtim, mbajeni këtë orar të pandryshueshëm. Çka do të thotë, pa asnjë lloj ndryshimi, as në raste festash apo gjatë pushimeve të verës. Për shkak të ndryshimeve të orareve të lindjes dhe perëndimit të Diellit, mund të përshtasni orarin e fjetjes dhe zgjimit.

* Vendosni një sistem rutinë për orarin e gjumit, të tipit: dush, vakt i lehtë, pushim, vajtje në banjo, moment përallash dhe fjetje.

* Sigurohuni të lini një dritë të zbehtë gjumi në dhomën e fëmijës tuaj.

* Në asnjë mënyrë nuk lejohet televizori! Edhe po pati një televizor në dhomë te gjumit, hiqeni që aty. E njëjta gjë vlen edhe për pajisjet muzikore.

* Pasi të keni ndjekur rutinën e orarit të fjetjes, dilni nga dhoma e fëmijës. Në momentin që fëmija del nga dhoma pas jush, jepini dorën, dhe i çojeni sërish në krevat me qetësi, duke thënë këtë fjali dhe asgjë më tepër me ton të butë: “Është momenti që t’i të flesh tani.” 

* Silluni dhe dilni sërish nga dhoma në të njëjtën mënyrë siç bëtë edhe herën e parë. PËRSËRITENI KËTË NË TË NJËJTËN MËNYRË SA HERË QË FËMIJA JUAJ TË DALË NGA DHOMA. (Po! Mund të nevojitet ta përsërisni mbi 300 herë këtë.) Me kalimin e kohës, do duhet ta bëni një gjë të tillë çdo herë e më pak. Në mënyrë që të inkurajoni veten në lidhje me këtë, filloni të llogarisni sa herë në natë detyroheni ta përsërisni këtë. Kështu, mund ta viji re më lehtë progresin.

* Me fëmijë më të rritur, mund të lironi pak dorën duke i lejuar të kalojnë 30 minuta pas orarit të gjumit në dhomën e tyre me aktivitete të qeta para se të fikni dritat.

* Në rastet kur fëmija juaj vendos të mos bashkëpunojë, kur i kërkohet të shtrihet dhe të rrijë në dhomë mund t’i vendosni një orar edhe më të herët gjumi dhe t’i ndaloni aktivitetet argëtuese që i lejohen në 30 minutat para gjumit.

* Nëse dëgjoni që fëmija juaj vazhdon të jetë zgjuar apo duke luajtur në dhomën e tyre, mos ndërhyni. Veproni vetëm në momentet që fëmija del nga dhoma.

* Kufizoni numrin e lodrave në dhomën e gjumit të fëmijës, veçanërisht ato që për fëmijën tuaj duket të jenë më të komplikuara dhe tërheqëse. Një ose dy lodra pellushi, apo disa libra për fëmijë janë mjaftueshëm, por vendosni lodrat e ndërtimit, lodrat që funksionojnë me bateri dhe fletët me animime në ndonjë vend tjetër.

* * MOS lejoni në asnjë mënyrë që fëmija të flejë në ndonjë shtrat tjetër përveç të vetit, nëse vërtetë jeni të vendosur t’i rregulloni problemet me gjumin. Megjithëse disa familje e kanë si traditë të lejojnë fëmijën të flejë në shtratin e prindërve, duhet të keni parasysh që një sjellje e tillë ndikon negativisht tek fëmija, gjë që manifestohet dalëngadalë me sjellje të përkeqësuara të fëmijës në lidhje me varësinë.

* Mos ia lejoni vetes të dekurajoheni nga kundërshtimet e fëmijës. Fëmija mund të qajë, të bërtasë, të ketë shpërthime inati deri edhe te pika e të kaluarit një episod stresi. Ama, mbani në mend që përveç një episodi stresi, gjithçka tjetër e manifestuar nga fëmija është metodë manipulimi për të të bërë që të heqësh dorë dhe të ndryshosh rutinën në favor të dëshirave të tij. Në rastin që e lejoni veten të manipuloheni deri dhe në gjërat më bazike pas këtyre reagimeve të fëmijës, do detyroheni të rifilloni tërë proçesin nga e para edhe një herë.

* I vetmi rast, në të cilin ju e keni humbur betejën gjatë ndjekjes së kësaj metode me rregullimin e gjumit të fëmijës, është në momentet që anashkaloni pika të këtij protokolli.