Nuk e mbyllëm shkollën ashtu siç duhet?!

Përsëritja mësimore do të jetë pjesë e programi të kampit veror Korrik 2020 në Kallz.

Mësimet në distancë ishin një sfidë për fëmijët, mësuesit dhe prindërit. Ndaj dyshimet për ndonjë mangësi do të synojmë t’i shuajmë për fëmijët që regjistrohen në Kallz gjatë muajit Korrik.

4 orë përsëritje mësimorë në javë nuk e zbehin programin sportiv dhe argëtues të fëmijëve. Ato do të mundësojnë mbushjen e boshllëqeve të mundshme të krijuara gjatë mësimit në distancë.

Si do të zhvillohet përsëritja mësimore?!

Në prani të mësueses me mbi 20 vite përvojë, do të identifikohen dhe punohen ato tema ku fëmijët kanë mangësi. Krahas mbështetjes me mësuesen, fëmijët do të mund të orientohen dhe konsultohen në qendër me programin Schoolme. Programi interaktiv me audio dhe paraqitje vizuale është një formë më praktike e të mësuarit dhe të memorizimit të njohurive.

Ndërkohë Viva Kampi

Programi do të bazohet kryesisht tek aktivitetet në grup, projekte të përbashkëta me qëllim realizimin e një produkti apo projekti.

Si do të jetë një ditë në Kallz?

8:00-9:00 –Mbërritja, socializim

9:00- 09:30 –Mëngjesi

9:30-10:00- Team Building/energyser/dance/gjimnastikë

10:00-11:00- Ndarja në grupe- Bisedë dhe prezantime rreth temës javore/ Brain train/Lojëra matematikë/gjuhë/lexim

11:00-12:00- Lojëra popullore/sport

12:00-12:30- Relaksim, Përgatitje për Drekën

12:30-13:30- Dreka dhe përgatitje për aktivitetet e pasdites

13:30-15:40- Projekte në grup, lojëra tavoline/film në video projektor dhe diskutim rreth tij/këngë, kërcim/lexim/ pantonima/kuriozitete/astrologji/personazhe etj. (Mbi 2 orë, do të zhvillohen disa nga këto aktivitete).

15:40-16:00- Konsumojmë zemrën

16:00-16:30 – Disktutojmë rreth ditës dhe kërkesave e porosive për aktivitetet e nesërme

 16:30-17:00- Nisja për në shtëpi dhe pritja e prindërve.

Regjistrimet bëhen për fëmijë 6-12 vjeç

Pagesa mujore

17 000 lekë, pa transport 

21 mijë lekë me transport

Për regjistrimet 2 mujore (Korrik-gusht) 10% ulje

Pagesa kryhet gjatë regjistrimit në kamp.

Aktivitetet me / nënkupton që në atë orar në ditë të ndryshme mund të kryhen disa nga ato aktivitete (p.sh. Jo çdo ditë transmetohen filma me video-projektor).