Gjëja e fundit që një prind dëshiron të shohë është një i rritur që qorton fëmijën e tij. Kjo ju tensionon, ju pushtojnë emocionet negative dhe ka një arsye krejtësisht normale evolucionare për këtë gjendje intensive. Megjithatë, është e rëndësishme të qëndroni të qetë dhe të trajtoni situatën me edukatë dhe në mënyrë konstruktive.


Në këtë artikull ju sjellim 8 hapa që duhet të ndërmerrni, kur dikush po e disiplinon fëmijën tuaj në një mënyrë të padëshirueshme.

1. Bëjeni të njohur praninë tuaj

Së pari, prezenca në situatë ndryshon plotësisht dinamikën e bisedës. Fëmija juaj ndihet i sigurtë dhe i mbrojtur pasi i rrituri tjetër duhet të jetë më i respektueshëm përballë dikujt të moshës së tij – ata nuk janë autoriteti përfundimtar i situatës tani.

2. Vlerësoni situatën përpara se të reagoni

Zemërimi nuk është kurrë një këshilltar i mençur, prandaj është thelbësore që të qetësoheni dhe ta trajtoni situatën në mënyrë logjike. Merrni frymë dhe mblidhni informacion për të gjithë sprovën. Është plotësisht e mundur që fëmija juaj të ketë gabuar: të ketë goditur një fëmijë tjetër, të ketë thyer pronën e dikujt, të jetë sjellë keq në klasë, etj.

Impulsi juaj është ndoshta të sulmoni personin tjetër, por është e dobishme të mendoni se çfarë do të kishit bërë në këtë situatë nëse rolet do të ndryshonin.

3. Bëni që fëmija juaj të ndihet i kuptuar

E gjithë situata mund ta bëjë fëmijën tuaj të ndihet i çorientuar ose i frikësuar. Është e rëndësishme të jeni të duruar me fëmijën tuaj dhe ta bëni atë të ndihet sikur emocionet e tij janë kuptuar dhe vërtetuar. Zbrisni në nivelin e syve të tyre dhe kërkojuni të shpjegojnë se çfarë po ndodh. Mbani gjykimin tuaj në këtë pikë dhe dëgjoni interpretimin e tyre të ngjarjeve.

Nëse fëmija ndihet i kuptuar, ka më shumë gjasa të kuptojë atë që keni për të thënë dhe të rishqyrtojë sjelljen e tij në të ardhmen.

4. Jini të drejtpërdrejtë me personin tjetër

Të qenit i drejtpërdrejtë me dikë shpesh është sinonim i të qenit i pasjellshëm dhe i pakujdesshëm. Por dredhimi i muhabetit shpesh çon në më shumë dëm sesa dobi.

Jini të sinqertë me personin tjetër. Informojini me mirësjellje se besoni se disiplinimi i fëmijës suaj është rreptësisht shqetësimi juaj dhe se do ta vlerësonit nëse ata nuk do të përfshiheshin në situatë. Ju gjithashtu mund t’i sugjeroni që ta konsiderojnë situatën me rolet e kundërta.

Të qenit i drejtpërdrejtë kërkon njëfarë niveli sigurie, ndërkohë që të jesh diplomatik, i qetë, i sinqertë dhe mendjehapur për situatën.

5. Përdorni humorin për të ç’tensionuar situatën

Nëse po shihni një situatë të rënduar, gjëja e fundit për të cilën po mendoni është të bëni shaka. Por humori ka një kapacitet të madh për të çtensionuar situata të vështira dhe për të ulur nivelet e stresit. Tregimi i një shakaje të lehtë mund t’i bëjë njerëzit përreth jush të ndihen më afër jush. Ai gjithashtu mund të ndihmojë në heqjen e urgjencës dhe seriozitetit të ngjarjes dhe t’u japë të gjitha palëve të përfshira një perspektivë të re për gjendjen e punëve.

Sigurisht, duhet të keni kujdes me batutat specifike që po bëni. Disa lloje humori mund të duken si sarkastike dhe nënçmuese dhe padyshim që mund t’i përkeqësojnë gjërat.

6. Vendosni kufij

Nëse i rrituri në fjalë është një figurë autoriteti në jetën e fëmijës suaj (mësues shkolle, trajner, i afërm), është e rëndësishme të vendosni kufij për të parandaluar situata të ngjashme. Sigurisht, ju nuk po kërkoni një dritë jeshile që fëmijët tuaj të vrapojnë të shfrenuar në klasë. Ju thjesht po negocioni që personi të përdorë të njëjtat teknika disiplinore që po përdorni ju në shtëpi. Në këtë mënyrë, ju po krijoni një pikëpamje të qëndrueshme në sytë e fëmijës suaj për atë që është e drejtë dhe e gabuar dhe se si dënohen veprimet e gabuara.

7. Shpjegojini fëmijës tuaj situatën

Kur situata qetësohet, është e rëndësishme të diskutoni dhe të shpjegoni me durim gjithçka. Ky hap është vendimtar, sepse mënyra se si i perceptoni gabimet mund të ketë efekte afatgjata në mënyrën se si fëmija juaj trajton gabimet dhe pengesat.

Ngushëlloni fëmijën tuaj, por mos i jepni keqardhje. Mund të dërgojë një mesazh të dëmshëm – se ata janë plotësisht në të drejtë ose nuk mund të dinë se çfarë është më e mira. Në vend të kësaj, qëndroni të vendosur në pozicionin tuaj dhe shpjegoni me qetësi pse këto lloj veprimesh janë të padëshirueshme.

Kur është në rregull që një i rritur tjetër ta disiplinojë fëmijën tuaj?

Si prind, është detyra juaj t’i mësoni fëmijët tuaj të respektojnë autoritetin dhe të sillen sipas normave të pranuara shoqërore. Ata duhet ta njohin veten si pjesë e një komuniteti (klasë, ekip sportiv, kënd lojërash) dhe të kuptojnë se ka njerëz që janë përgjegjës për këto grupe. Kështu, për shembull, kur fëmija juaj sillet keq në klasë, mësuesi ka të drejtë ta vërë në dukje dhe të argumentojë se përse këto lloj veprimesh janë të padëshirueshme.

Megjithatë, trajtimi i fëmijëve me zemërim ka pasoja serioze. Të bërtiturit ndaj një fëmije mund të ulë vetëvlerësimin e tij, të nxisë ankthin dhe të thyejë besimin midis palëve.

Është detyra jonë, si të rritur, të zbulojmë gjuhën e përbashkët me fëmijët tanë dhe t’i trajtojmë ata me respektin dhe durimin që meritojnë.

Brightside