Prej më shumë se 40 vjetësh si aktor, regjisor dhe producent i suksesshëm në Hollivud, Ben Affleck mund tja lejojë vetes të ketë çdo gjë që do. Por fituesi i çmimit Oscar kujton shpesh fëmijët e tij se pasuria që ai ka nuk është për t’u shpenzuar prej tyre.
52-vjeçari, baba i tre fëmijëve, u pa javën e kaluar me djalin e tij 13-vjeçar, Samuel, ku djali mori një palë këpucë Dior Air Jordan 1, që kushton 6,000 dollarë. Affleck i tha menjëherë se nuk do të ti paguante.
“Do të duhet të presësh shumë bar për të blerë ato,” i tha Affleck djalit. “Ti i pëlqen vetëm sepse janë të shtrenjta.”
Në një intervistë për tapetin e kuq gjatë eventit SXSW këtë fundjavë, Affleck shpjegoi se fëmijët duhet të punojnë për paratë e tyre duke dhënë kontribut në detyrat familjare sa janë të vegjel, kjo ndihmon që ata të kontrollojnë dëshirat dhe i mëson atyre vlerën e parave.
“Kjo ndodh kur i thua dikujt se duhet të presë barin,” tha ai për Access Hollywood. “Papritmas, ata nuk i duan më ato këpucë.”
Për Affleck, i cili i tha djalit të tij se nuk ka nevojë për këpucë që kushtojnë 1,000 dollarë, ishte e rëndësishme t’i kujtonte fëmijës se kush i paguan faturat.
Ai tha: ‘Ne kemi para, dhe unë i thashë, ‘Unë kam para, ti je i varfër!’”
Pavarësisht se ka fituar deri në 55 milionë dollarë në vitin 2020, Affleck e kujton ende periudhën kur punonte shumë për të siguruar një të ardhme si aktor i panjohur. Kur ishte adoleshent, ai dhe shoku i tij Matt Damon kishin një llogari bankare të përbashkët, të cilën e përdornin për të paguar audicione.
“Punonim pak bënim ndihmësin, thoshim ndonjë rresht këtu e atje, ndonjë reklamë për Burger King dhe pastaj vendosnim atë para në llogari,” tha ai në vitin 2023.
Affleck nuk është i vetmi baba i pasur dhe i famshëm që u tregon fëmijëve se paratë e tij nuk janë për t’u marrë pa punuar. Shaquille O’Neal, legjenda e NBA-së, u ka thënë gjithashtu fëmijëve të tij se paratë e tij nuk janë për t’u shpërndarë.
“Rregulli më i famshëm që kam është se, ai që do të marrë ndonjë cent nga paratë e mia, duhet të ketë dy diploma,” tha ai në vitin 2018. “Si baba, nuk do t’u jap asnjë cent. Ata duhet të marrin një diplomë bachelor dhe një master.”