Muajt e nxehtë nuk kalohen askund më mirë se në një kamp veror. Si prind, mund të presësh që fëmija të përvetësojë shumë aftësi dhe të shijojë përfitimet e pjesëmarrjes në një kamp. Këto përfshijnë:
1. Punë në Grup
Kampet verore kanë një fokus varietetin e aftësive fizike, ndërpersonale dhe ndërkarakteriale që fëmija do i mbartë me vete edhe vite pas përfundimit të atij kampi.
Kampet verore janë të përqëndruara më së shumti në aktivitete në skuadër. Qoftë një ecje në pyll, prezantim apo konkurim në aktivitete konkurruese, theksi gjithmonë bie tek përvetësimi i aftësive ndërpersonale.
Lexo: Pse eshte fantastik kampi ne ferme
Këto aktivitete me në thelb skuadrën, zhvillojnë një mendësi bashkëpunimi për secilin prej pjesëmarrësve të kampit. Më mënyrë që të jenë të suksesshëm në punë në grup, fëmijët duhet të zhvillojnë aftësi të mira në komunikim, zgjidhje problemesh dhe vendimarrje të vështirë. Të gjitha këto janë karakteristika thelbësore për jetën si i rritur dhe çdo aktivitet, i ofruar në kamp ndihmon fëmijën t’i afrohet përsosmërisë në to.
2. Të bëhemi më të pavarur
Në mënyrë që fëmija vërtetë të përmbushë një rrugëtim të mirëfilltë kampi, duhet të kalojnë kohë larg shtëpisë. Për fëmijë që nuk kanë provuar më herët të jetojnë apo studiojnë larg shtëpisë, kjo mund të kërkojë goxha mund në përshtatje fillimisht por është mënyra ideale për të nisur rrugëtimin drejt pavarësisë së fëmijës.
Në kampe verore, fëmija detyrohet të varet nga vetvetja; diçka që do e shoqërojë në jetën e tij prej të rrituri. Në mënyrë që të mëkojnë nivele cilësore pavarësie, punonjësit e një kampi veror venë theksin tek përgjegjësia dhe mendimi i pavarur. Fëmija juaj mëson kështu se si të ngrejë vetë zërin për problemet e veta, pa u qarë tek mami apo babi.
3. Të bëjnë miq të rinj
Kampet verore janë plot me fëmijë si djali apo vajza jote. Një vend plot me fëmijë me të njëjtat interesa dhe një organizator aktivitetesh argëtuese – kjo është mënyra më e paparë për të bërë miq të rinj.
Në kamp, fëmijët mësojnë të lidhen me njëri-tjetrin në bazë të qëllimeve të përbashkëta. Duke punuar së bashku drejt zgjidhjes së një problem apo arritjes së diçkaje, fëmija merr eksperiencë të vyer, të cilën më vonë do e ndajë me shumë fëmijë të tjerë. Nga kjo pikë, lindin edhe miqësitë.
Diçka tjetër që fëmija mëson në kamp është edhe të pranojë njerëz të tjerë me prejardhje të ndryshme, duke thyer kështu tabu dhe paragjykime të pashëndetshme që mund të ketë krijuar. Kampet janë pikë bashkimi për fëmijë nga çfarëdolloj familjeje apo fëmijërie e shoqëruar nga kujdesi i nevojshëm. Në momentin që fëmijët arrijnë të zbulojnë sesa të përbashkëta kanë, krijojnë shoqëri shumëvjeçare.
4. Të Duan Natyrën
Aktiviteti i vazhdueshëm është kyç në rritjen e fëmijëve të shëndetshëm dhe në formë. Mediat sociale, teknologjia dhe lojërat krijojnë një barrierë të vërtetë në arritjen e këtij objektivi, por pikërisht kampet verore, mund të jenë ajo që do frymëzojë fëmijën ta dojë natyrën.
Gjatë një kampi veror, klima e ngrohtë, peisazhi magjepsës dhe natyra shërbejnë tamam si promovues të një stili të shëndetshëm jetese. Shumica dërrmuese e kampeve janë të mbushura me aktivitete fizike dhe sportive po në natyrë. Fëmijëve nuk i mungojë kurrë mundësia të dalin jashtë dhe ta shpenzojnë atë energji.
Si pjesë e promovimit të një stili jetese pozitiv dhe të shëndetshëm, ushqimi i shëndetshëm është gjithashtu një pikë kyçe e punës në kamp. Të gjitha këto së bashku ju japin programin perfekt për shëndet të mirë fizik dhe mendor.
5. Rritja e VetëBesimit
Përvetësimi i aftësive të reja, arritja e qëllimeve dhe pjesëmarrja në aktivitete produktive, përforcon një karakteristikë jetike – vetëbesimin.
Çdo aftësi e lartpërmendur është e përfshirë në thelbin e programit të një kampi. Të pikturojmë diçka nga natyra, të fitojmë një mini Olimpiadë kampi, apo të thuash fjalinë tënde të parë në një gjuhë tjetër, detyrimisht rrisin besimin dhe vlerësimin për veten.
Vetëbesimi është jetik në zhvillimin e një fëmije. Me më shumë siguri në vete për të provuar gjëra të reja, për të mësuar nga gabimet dhe duke i shprehur mendimet e veta, – kështu del një fëmijë nga kamp, një njohës më i mirë i vetes nga ç’ishte dje.
6. Zbulimi i një Hobi të Ri
Si prind, me shumë mundësi ke kaluar orë të tëra duke inkurajuar fëmijën të marrë pjesë në sporte të ndryshme, të ndjekë aktivitete kreative apo artistike. Diçka me të cilën kampi ndihmon dukshëm është edhe zbulimi i pasioneve të reja dhe njohja e talenteve që fëmija ka.
Gjatë një kampi veror, fëmija provon një serë aktivitetesh të ndryshme. Një ambient argëtues ku fëmijët me çfarëdolloj aftësish fillestare mund të mësojnë; atmosfera ideale që fëmijës i nevojitet për të njohur talentet e veta.
Të paturit një mënyrë për shkarkimin e energjive dhe diçka ku përqendrohemi është thelbësore për zhvillimin e një fëmije. Jo vetëm që mësojnë aftësi të reja por krahazi zhvillojnë edhe vetëbesim më të madh në arritjet personale në një fushë të caktuar.