Luaj me mua! Disa prindër kënaqen me këtë frazë, ndërsa për të tjerët, ajo nxit një ndjenjë të pakëndshme frike, faji dhe dorëheqje.

Të gjithë e dimë se fëmijët duhet të luajnë sa më shumë që të jetë e mundur. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, loja është “thelbësore për zhvillimin, sepse kontribuon në mirëqenien konjiktive, fizike, sociale dhe emocionale të fëmijëve dhe të rinjve” dhe prindërit që marrin pjesë në lojë kuptojnë më mirë fëmijët e tyre.

Sidoqoftë, nëse je dikush që e konsideron të ngatërruar dhe të lodhshme lojën dhe pyet veten, “A po e bëj këtë gabim?” pasiguritë ndihen zakonisht në një punë të nivelit fillestar, kështu që nuk jeni as vetëm dhe as një prind i keq. Në fund të fundit, mund të jetë e vështirë të dish se sa duhet të luash dhe cilat janë më të përshtatshme.

Nëse keni shumë fëmijë, a ka nevojë secili për kohë loje të dedikuar me një prind? Përgjigjia është PO. Ndërsa vëllezërit dhe motrat janë domosdoshmëri për të reduktuar ankesat “Jam mërzitur”, ose për të marrë pjesë në “lojë paralele” (kur fëmijët luajnë aktivitete të ngjashme përkrah njëri-tjetrit pa ndërvepruar), loja me të rriturit është një përvojë e rëndësishme e përbashkët.

Lajmi i mirë është se ka nevojë për më pak impenjim se sa mendoni:

Loja mund të jetë e thjeshtë

Shumica e prindërve të foshnjeve kanë luftuar për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje: Si të luani me një fëmijë që nuk i zotëron ende aftësitë e komunikimit?

Rekomandohet angazhimi i foshnjave me lojëra zhvillimore. Kjo mund të bëhet me lodra ndijore, mundësisht me ato që nuk janë elektronike dhe i lejojnë fëmijët të eksplorojnë, duke përdorur duart ose gojën.

Pra, edhe fëmijët e vegjël nuk kanë nevojë për argëtim të vazhdueshëm dhe loja “solo” nuk duhet të neglizhohet. Lejimi i fëmijëve për të eksploruar mjediset e tyre në mënyrë të sigurtë mund të jetë po aq jetike sa seancat aktive të lojës me prindërit. “Fëmijëve, veçanërisht të vegjëlve u pëlqen të jenë pranë kujdestarëve të tyre, por kjo nuk do të thotë se prindërit duhet të jenë gjithmonë në dysheme”, thotë Andrea Dindinger, një terapiste e liçencuar. Ofrojuni fëmijëve lugë druri, tigan ose gota për të luajtur në kuzhinë, ndërsa pastroni ose gatuani.

Lërini fëmijët të marrin drejtimin

“Loja është mënyra se si fëmijët shprehin dhe përpunojnë ndjenjat e tyre”, thotë Kelly Oriard, një terapiste e liçencuar familjare. “Fëmijët nuk kanë shumë përgjegjësi në jetën e tyre, kështu që loja është një fushë që ata mund ta kontrollojnë”. Shkoni me rrjedhën. Në vend që të përdorni rregullat ose logjikën në lojë, dëgjoni se çfarë thonë fëmijët. Dëgjoni dhe vëzhgoni, pasi loja mund të jetë një tjetër lente përmes së cilës mund ta shikoni fëmijën tuaj.

Por, mos hezitoni të shprehni preferencat tuaja. “Është gjithashtu në rregull që fëmijët të mësojnë se edhe kujdestarët kanë pëlqime dhe mospëlqime”, thotë Oriard. Ndërsa nuk dëshironi të kufizoni lojën e tyre, është në rregull t’i jepni vetes parametra dhe një kornizë kohore për pjesëmarrjen tuaj ose gatishmërinë për t’u ndjerë pjesë e lojës. “Fëmijët duan të sigurohen se po i shihni dhe mbështesni”, thotë Oriard.

Disa fëmijë pëlqejnë të jenë në një pozicion udhëheqës, vëren McKittrick. Ndaj, në vend që të refuzoni të luani, kërkojuni atyre t’ju mësojnë rregullat. Flisni nëse jeni të frustruar ose të hutuar. Këto janë mundësi për të komunikuar dhe zgjidhur problemet.

Jini të durueshëm me veten tuaj

Në vend që të shtrëngoni dhëmbët dhe të merrni pjesë në lojëra që nuk ju pëlqejnë, bëni brainstorm për aktivitete më tërheqëse. Mund të jenë historitë, biografitë, ose thjesht: hiqeni telefonin nga dora. Vetëm pesë minuta kohë të fokusuar tek fëmija mund të rimbushë “koshat” e lodrave të fëmijëve dhe t’i ndihmojnë ata të kalojnë në argëtim të pambikëqyrur.

Si rezultat, fëmija juaj do të mësojë artin e kompromisit. Për shembull, mund të pranoni të luani një lojë të caktuar në këmbim të një projekti të përbashkët artistik më vonë.

Së fundi, dijeni se inkurajimi i lojës së pavarur, ose sugjerimi i lojës me vëllezërit e motrat, apo një të afërm, nuk është largim nga një detyrë prindërore. “Fëmijëve, që mësojnë të argëtohen dhe të luajnë vetë, u jepet hapësirë për të rritur lirisht imagjinatën e tyre”, thotë Dindinger. A nuk është ky thelbi i lojës?

msn