Për prindin, sinqeriteti është cilësia më e rëndësishmë që synon t’i mësojë fëmijës.
Përgatituni për të vërtetën e ftohtë dhe të vështirë: të gjithë fëmijët gënjejnë. E bëjnë për shumë arsye që e bëjnë edhe të rriturit: për të shmangur përgjegjësi, për të shmangur lëndimin e një personi tjetër apo për ta bërë veten të duken më mirë. Aftësia për të gënjyer zhvillohet herët – për disa që në moshën 2 vjeçare – dhe është një fazë normale dhe e rëndësishme e zhvillimit njohës dhe shoqëror të fëmijëve. Që nga mosha 4 vjeçare, të gjithë fëmijët gënjejnë; deri në moshën 6 vjeç dhe sipas studimeve gënjeshtrat janë të shpeshta.
Si mund t’i mësoni fëmijës tuaj në parashkollor ndryshimin mes së vërtetës dhe hiperbolave që ju tregon për ditën e vet? Apo t’i mësoni fëmijën tuaj të moshës në fillore që gjëja e duhur është të pranojnë gabimin që mund të kenë bërë? Si të bindim adoleshentin që të na tregojë ku ishte vërtetë të premten në darkë? Ekspertët na ushqejnë këto këshilla;
- Jepni shembull sinqeriteti
Tingëllon klishe kjo, por nëse nuk doni që fëmijët t’ju gënjejnë, mos i gënjeni dhe mos i lini t’ju dëgjojnë duke gënjyer. “Një gjë është t’u predikosh fëmijëve mbi rëndësinë e të qenurit të sinqertë, por nëse ju shohin e dëgjojnë duke gënjyer, po u jepni mesazhe të përziera”, shprehet Victoria Talwar, profesoreshë e asociuar në Departamentin e Psikologjisë Edukuese dhe Këshilluese në Universitetin McGill në Montreal dhe një udhëheqëse e studimit mbi fëmijët dhe gënjeshtrat. Më e lehtë është t’i thoni fëmijës: “Nuk kam para me vete” sesa t’i shpjegoni se nuk mund të blejë akullore sepse tashmë kanë ngrënë mjaftueshëm ëmbëlsira për një ditë apo thjesht darka është tani shpejt. Po ashtu, është e lehtë t’i thoni edhe atij nga ana tjetër e telefonit që tashmë keni dhuruar para për fondacionin e tyre në vend që thjesht t’i thoni që nuk dëshironi të jepni para për atë kauzë. Por, me kalimin e kohës, të ashtuquajturat “gënjeshtra të vogla të bardha” e mësojnë fëmijën me idenë se gënjeshtrat justifikohen në disa situata – dhe i lini të hapur ndaj interpretimit të këtyre situatave. Nëse dëshironi që fëmija juaj të rritet me besimin se ndershmëria është rruga e duhur, bëni të pamundurën ta aplikoni atë moto në përditshmërinë tuaj. - Mos u ngrini grackë
Veçanërisht për fëmijët në moshën e parashkollorit, një mënyrë për të shmangur gënjeshtrat është thjesht duke mos i lënë vend të ndodhë. Kur e shihni fëmijën tuaj me një buzë të njomë me lëng dhe një shishe të përmbysur në tryezë, nuk keni pse të pyesni: “A e derdhe ti lëngun?” Fëmijët e kësaj moshe do gënjejnë instinktivisht për të shmangur përgjegjësinë, thotë Dr. Peter Stavinoha, neuropsikolog klinik. në Dallas. “Nëse e dini që fëmija e bëri, mos e pyet! Nëse pyesni, po u jepni mundësinë t’ju gënjejnë. Kështu, ata gënjejnë dhe ju mërziteni për këtë. Tani ka dy gjëra. Aty ku dikur ka qenë vetëm një, “thotë Stavinoha. “Më duket se është derdhur lëngu. Le ta pastrojmë së bashku, “kështu fokusi qëndron aty ku duhet në çështjen në fjalë. Dhe nëse nuk jeni të sigurtë se kush e theu vazon, apo se cili nga fëmijët po gënjen në lidhje me këtë, thotë Stavinoha, kaloni drejt tek pasoja. “Mos humbni kohë me kush e theu apo pse. Përqendrohuni në atë që dëshironi të arrini. ‘Kemi një rrumujë në dorë. Ju lutem që të dyve ta pastroni. ‘Kështu po u tregoni se nuk ka asnjë të mirë që mund të vijë nga mohimi i përgjegjësisë.” - Tregoni histori pozitive
Në një studim të udhëhequr nga psikologu i Universitetit të Torontos, Kang Lee, studiuesit zbuluan se fëmijët e moshës 3 deri në 7 vjeç të cilët dëgjuan historinë e Xhorxh Uashingtonit me Pemën e Qershisë, e cila ilustron një pasojë pozitive të ndershmërisë (Xhorxhi vlerësohet sinqeritetin e treguar) , kishin shumë më shumë gjasa të thoshin të vërtetën sesa fëmijët që dëgjuan historinë e Djalit që Ngjalli Ujkun, i cili ilustron një pasojë negative të gënjeshtrës (bariu kërkon ndihmë si një shaka, dhe në momentin që vërtetë ka nevojë për ndihmë, fshatarët nuk i vijnë në ndihmë). “Ne theksojmë se si gënjeshtra është e keqe, por nuk flasim mjaftueshëm për të mirat e të thënit të vërtetën. Fëmijët kanë nevojë të dëgjojnë për anën tjetër të medaljes, si të sillen në situata kur gënjeshtra është rruga e lehtë, histori që i mësojnë se si të jenë të sinqertë, si duket kjo? Këto janë mesazhe të rëndësishme ”. Për fëmijët më të mëdhenj, diskutimet mbi rëndësinë e sinqeritetit të treguar nga personazhet e librave që lexojnë japin fryte frymëzuese dhe udhëzuese. - Kërkoni premtime
Nëse keni nevojë për një përgjigje të drejtpërdrejtë për diçka që ju shqetëson, si në rastin e një incidenti në shkollë, duke i kërkuar fëmijës tuaj që t’ju premtojë t’ju tregojë të vërtetën para se t’i bëni pyetjen rrit gjasat që ata vërtetë t’ju thonë të vërtetën, sipas studimeve. Por kini parasysh që kjo strategji nuk është e garantuar dhe duhet të përdorur me vend. “Ju nuk doni ta përdorni në çdo situatë, ose mund të humbasë efikasitetin”, shprehet Angela Crossman, profesoreshë dhe kryetare e Departamentit të Psikologjisë në Kolegjin e Drejtësisë Penale John Jay në Universitetin e Qytetit të Neë York. - Tregoni që e vërteta ju bën më të lumtur
Fëmijët e vegjël, nën moshën 8 vjeç apo edhe më pak, janë shumë të motivuar të kënaqin figurat e autoritetit. Hulumtimi tregon se duke u thënë fëmijëve që do të jeni të lumtur nëse thonë të vërtetën rrit gjasat që ata të jenë të drejtë me ju. Adoleshentët, kanë tendencë të kujdesen disi më pak për autoritetin e prindit sesa për atë që ata vërtetë konsiderojnë të drejtë brenda vetes. (Një tjetër studim zbuloi se duke u thënë fëmijëve të moshave 9-11 vjeç se do të ndiheshin mirë me veten e tyre nëse do të thoshin të vërtetën zvogëloi shanset që të gënjenin.) Në të gjitha moshat, kërkoni mundësi për ta bërë fëmijën tuaj të ndihet mirë me të qenit i besueshëm. - Mësojini taktin
Fëmijët mësojnë herët – nga vetë prindërit e tyre – si të gënjejnë për hir të mirësjelljes apo të shmangin lëndimin e ndjenjave të dikujt duke u shprehur me “Faleminderit, ky libër duket i mrekullueshëm”, në vend të “Unë tashmë e kam këtë libër!” ose “Nuk mund të luaj sepse jam i zënë”, në vend të “Nuk më pëlqen të luaj me ty!” Studiuesit i quajnë këto lloj gënjeshtrash “pro-shoqërore” sepse ato zbutin bashkëveprimet tona me të tjerët. Por të qenurit i sinqertë nuk ka pse të jetë e vrazhdë ose lënduese. Çelësi, është të ekuilibrosh sinqeritetin me konsideratën për ndjenjat e personit tjetër. “Ne duam t’i mësojmë fëmijët tanë të jenë të sinqertë, por duam t’i mësojmë edhe ata të jenë të mirë. Ne duhet të kultivojmë sinqeritetin në një mënyrë që potencialisht ndihmon të tjerët në vend që potencialisht të dëmtojë të tjerët “. Në rastin e librit për shëmbull, në vend të të thënit një gënjeshtër të bardhë, fëmija mund të kapet me diçka që vërtetë e vlerëson në lidhje me dhuratën që mori, si me autorin apo vetë faktin që personi që ia dhuroi e mendoi ndopak që ti bënte një dhuratë të tillë. - Mos shpërbleni gënjeshtrën
Kur fëmija të gënjen, ka një arsye – po kërkon diçka. Dhe nëse e marrin atë çka po kërkojnë, gënjeshtra përforcohet për ta si një strategji efektive. Pra, nëse vini re se fëmija i vogël fillon të shpikë se si u vra në shkollë në momentin që i madhi fillon t’ju tregojë për ditën e tij, kemi të bëni me një fëmijë që kërkon vëmendjen tek vetja . “Kur fëmija gënjen, kuptoni se çfarë dinamike mund të jetë në mocion”, sugjeron Crossman. “A ka mënyra se si ju mund të injoroni gënjeshtrën në mënyrë që ata të mos marrin shpërblimin që po kërkojnë? A mund ta marrin atë që duan në një mënyrë tjetër? - Kapini duke thënë të vërtetën
Ne shpesh i kapim fëmijët duke gënjyer, thotë Talëar, por nëse duam t’i mësojmë të vlerësojnë sinqeritetin, duhet të kërkojmë mundësi për të kapur duke thënë të vërtetën, veçanërisht në situata kur mund të ketë qenë më e lehtë për ta të gënjejnë. Kur fëmija juaj ju thotë të vërtetën për diçka që ka bërë, jepini vëmendjen dhe tregojini se e vlerësoni ndershmërinë e tyre duke thënë: “Jam vërtet shumë e lumtur që më the të vërtetën.” - Disiplinoni me qetësiNë një mjedis ku ndëshkimet janë të ashpra dhe arbitrare, studimet tregojnë se fëmijët mësojnë të gënjejnë më herët dhe më me shkathtësi sesa bashkëmoshatarët e tyre që rriten në mjedise më pak ndëshkuese. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet ti disiplinoni. Por në një atmosferë me një qasje ndëshkuese, autoritare ndaj disiplinës, zhvillimi i aftësisë për të gënjyer mund të shihet si një masë mbrojtëse. “Diçka që prindërit mund të bëjnë është thjesht të mos kenë një reagim të madh emocional. Sa më eksploziv prindi, aq më shumë frikësohet fëmija dhe aq më shumë gjasa ka të gënjejë. Thjesht qëndroni të qetë, përmbahuni fakteve që keni vërejtur dhe fëmija do ju thotë të vërtetën “.
- Bëni një bisedë, jo moral
Sa më e hapur dhe bashkëbiseduese marrëdhënia mes prindit dhe adoleshentit, aq më efektive. “Kjo do të thotë më shumë diskutim dhe më pak moral.” Kur ndodhin përplasje, të prisni që situata të zbutet dhe t’i afroheni adoleshentit tuaj me qetësi, do rezultojë shumë më pozitive.. Dhe kur flitet për rritjen e një adoleshenti të sinqertë, rekomandohet që të diskutoni mbi sinqeritetin dhe gënjeshtrat hapur. “Diçka përgjatë vijave të: ‘Unë dua që të ndiheshi i lirë të jesh i sinqertë me mua, pavarësisht nga ajo që ke për të thënë.’ Adoleshentët i përgjigjen mirë këtij lloj komunikimi, por prindërit duhet të jenë të përgatitur për të vërtetën!” - Vendosni rregulla të qarta
“If you balance these tëo aspects of parenting clearly, your teenagers ëill be more likely to ask for your permission and more likely to confess if they have broken a rule. They need to respect you and believe you ëill be ëarm, accepting, and non-punitive,” she says. “If kids think you have the right to set rules, if they respect you, they are more likely to be truthful — but they’ll still ëant to argue ëith you about ëhat is safe and ëhat they should be alloëed to do.” Nëntëdhjetë e tetë përqind e adoleshentëve në botë i gënjejnë prindërit. Ky është përfundimi i Dr. Nancy Darling, profesoreshë dhe kryetare e Departamentit të Psikologjisë në Kolegjin Oberlin, pas një periudhe kërkimore prej dy dekadash në lidhje me adoleshencën dhe sinqeritetin. Darling shprehet se vendosja e rregullave të qarta është thelbësore për kultivimin e një marrëdhënie të sinqertë me adoleshentët – dhe se të qenit i rreptë është në rregull. Sidoqoftë, është jetike që prindërit ta bashkojnë këtë me të qenit emocionalisht të ngrohtë, të hapur dhe pranues, në mënyrë që adoleshenti të mos ndjehet i dënuar ashpër dhe padrejtësisht. “Nëse i ekuilibroni qartë këto dy aspekte të prindërimit, adoleshentët tuaj do të kenë më shumë gjasa tju kërkojnë leje dhe të tregojnë në rastin që thyejnë një rregull. Fëmijët duhet t’ju respektojnë dhe të besojnë se do të jeni të ngrohtë, pranues dhe jo-ndëshkues “.. “Nëse fëmijët mendojnë se keni të drejtë të vendosni rregulla, nëse ju respektojnë, gjasat janë që do arrijnë një shkallë më të lartë sinqeriteti – por sërish do priren të debatojnë në lidhje me çka konsiderojnë të sigurtë apo duhet t’i lejoni të bëjnë.” - Jepini hapësirë
Duke respektuar nevojën e natyrshme të adoleshentëve për privatësi mund të inkurajoni më shumë ndershmëri, thotë Darling. “Ju nuk doni të jeni në pozitat e prindit që fut hundët, nuk doni të futeni në punët e tyre më shumë seç’duhet”, paralajmëron ajo. “Kërkoni të dini vetëm aq sa duhet. Nëse veproni kështu, ka shumë më shumë gjasa që ata t’ju tregojnë më shumë vetë”. Për shembull, ajo që keni nevojë të dini ëshstë që adoleshenti juaj ishte i sigurt në shtëpinë e një shoku të premten në mbrëmje; nuk keni nevojë të dini se për çfarë folën. Duke kërkuar të dini më shumë se ç’duhet, i shtyni adoleshentët të tërhiqen, të vendosin barriera dhe të gënjejnë. Kështu që qëndrojini informacioneve bazë që ju nevojiten, dhe nëse ende keni një reagim të ashpër nga fëmija, thjesht shpjegojini: Ti s’do të fus hundët në punët e tua e as unë nuk dua, por këtë më duhet ta di sepse…” dhe shpjegojini se pse sinqeriteti nga ana e tyre është thelbësor për ju.