E kaluara, përfshirë prindërit, gjyshërit, mësuesit dhe shoqërinë, të gjithë këta përpiqen që fëmijët të rriten ashtu siç ata dëshirojnë.

Përpiqen tua “furnizojnë” mëndjen me mendimet e dëshirat e tyre pa i përfillur vetë ata ‘fëmijët’ që në fakt janë “të projektuar” për të ardhmen.

Të rriturit, duke dashur shumë që fëmijët të bëhen të mirë, pa dashur, harrojnë se edhe ata janë njerëz si të tjerët dhe i shikojnë, ndiejnë dhe mendojnë gjërat me veten, me fantazinë, me imagjinatën e kurajon e tyre dhe që u lejon mosha.

Fëmijët, edhe pse kanë shumë nevojë për të rriturit si model dhe si mbështetje, i eksperimentojnë e i bëjnë vetë gjërat. Përpjekjet si ti menaxhojë dyshimet për veten, dëshirat, pyetjet, pikepyetjet, kuriozitetet e tyre, të gjitha i realizojnë vetë dhe për këtë punë të madhe kanë nevojë për aporvimin e të rriturit. Por për fat të keq të rriturit shpesh janë të verbër dhe nuk e përfillin pikërisht këtë punë të madhe që fëmija bëjnë me veten. Ata kërkojnë ti modelojnë fëmijët sipas imazhit që kanë në mendje duke shpërfillur individualitetin dhe dëshirat e tyre.

Jo rastësisht të rriturit, prindër e mësues, dallojnë menjëherë gabimet te fëmijët në vënd që të bëhen një bazament mbështetës si e shkuar që janë. Prindërit, mësuesit duhet të jenë si ajo drita që ndriçon “rrugën” e rritjes së fëmijëve që të bëhen vetja, që të mund të udhëtojnë në rrugën e të ardhmes me mëndjen individuale prej artisti, sportisti, shkencëtari e filozofi i të ardhmes.

Nga Lira Gjika