Është e lehtë të harrosh se si zakonet e brezave të kaluar ende na ndikojnë sot. Por nëse ndonjëherë keni menduar pse ekzistojnë ende disa mirësjellje, ose pse disa njerëz mbeten kaq të përkushtuar ndaj komuniteteve të tyre, shpesh është për shkak të brezit të vjetër (boomers).
Ata u rritën në një botë që ndryshoi me shpejtësi – tranzicioni pas luftës, demonstrata, epoka e televizionit dhe dixhitalizimit – dhe gjetën mënyra për t’u përballur, për të qëndruar të lidhur dhe për të kontribuar.
Këto nuk janë vetëm tradita nostalgjike; janë zakone që formësuan në heshtje një shoqëri më të kujdesshme dhe të fokusuar në komunitet.
1. Përparësi komunikimit ballë për ballë
A keni vënë re ndonjëherë se si disa të moshuar, duket se preferojnë një bisedë ballë për ballë ose një telefonatë, në vend të një mesazhi ose email-i?
Është e lehtë ta konsiderojmë këtë si një qasje “të vjetëruar”, veçanërisht në një kohë kur komunikimi dixhital sundon jetën e përditshme.
Komunikimi ballë për ballë nxit empatinë sepse mund të lexohet gjuhën e trupit, tonin dhe energjinë e përgjithshme të dikujt në një mënyrë që nuk mund të përçohet me një mesazh.
Këto gjeste të vogla ndihmuan në ndërtimin e një ndjenje komuniteti dhe bashkëpunimi.
Mund të kemi të gjitha aplikacionet e mesazheve në botë, por ka diçkatë veçantë në lidhje me përkushtimin e brezi të vjetër ndaj bisedave të vërteta dhe të drejtpërdrejta.
2. Vlërësimi i mirësjelljes
Dale Carnegie ka thënë: “Mund të bësh më shumë miq në dy muaj, duke u interesuar për njerëzit e tjerë, sesa mund të bësh në dy vjet duke u përpjekur të bësh njerëzit e tjerë të interesohen për ty.”
Brezi i vjetër u rrit në një kohë kur mirësjellja nuk ishte vetëm një bonus – ishte normë.
Mbajtja e derës hapur për dikë, lirimi i vendit për t’u ulur për një të moshuar ose përshëndetja e postierit me emër, ishin të gjitha akte të mirësjelljes së përditshme, që i bënin ndërveprimet e përditshme më të këndshme.
Ata nuk e bënin këtë për Like në Instagram ose vlerësim nga të tjerët, por sepse ishte një sjellje e pritshme nga kushdo – dhe kjo krijoi një mjedis më miqësor në lagje, vende pune dhe shkolla.
3. Pjesmarrja në komunitetet lokale
Më parë, fqinjët kujdeseshin për njëri-tjetrin dhe vazhdimisht bënin vullnetarizëm në ngjarje lokale.
Në një studim të Qendrës Kërkimore Pew të vitit 2018, gati 40% e të rriturve mbi 65 vjeç raportuan se ishin angazhuar në punë vullnetare – më shumë se grupet më të reja demografike.
Pse? Sepse brezi i vjetër besonte në investimin në komunitet. Ata e kuptuan se kur të gjithë kontribuojnë, e gjithë lagjja, qyteza ose qyteti përfiton.
Ndonjëherë, akti më i thjeshtë – mbledhja e mbeturinave – ndihmon shumë drejt krijimit të lagjeve më të pastra, më të sigurta dhe më të lumtura.
4. Kursimi dhe riparimi
Sa herë i keni dëgjuar njerëz në moshën e prindërve tuaj të thonë: “Le të shohim nëse mund ta rregullojmë vetë para se të thërrasim një profesionist.”
Brezi i vjetër mësoi të mos i hidhte gjërat sapo të prisheshin pak, por të shihte nëse mund t’i rregullonte, riparonte dhe t’i ripërdorte ato. Ky mentalitet kursimi dhe zgjuarsie kontribuoi në heshtje në një shoqëri më pak shpërdoruese – shumë kohë para se “qëndrueshmëria” të bëhej një fjalë në modë.
Bonusi? Projektet “bëje vetë” nxitën gjithashtu krijimtarinë dhe ishte një mundësi për të mësuar një aftësi të re dhe për të ndjerë kënaqësinë e krijimit të diçkaje me duart e tua.
5. Investimi në stabilitetin afatgjatë
Brezi i vjetër u rrit në një periudhë rritjeje të fuqishme ekonomike dhe shumë prej tyre u mbështetën në idenë e vendeve të punës të pandryshuara, kursimeve të vazhdueshme dhe pronësisë së një shtëpie.
Është e lehtë ta shikosh atë model sot dhe të thuash se është shumë i ngurtë ose i vjetëruar.
Por zakoni i planifikimit paraprak, kursimit të vazhdueshëm dhe marrjes së vendimeve afatgjata solli një nivel stabiliteti në shoqëri, që u përhap ndër breza.
6. Fuqia e disiplinës dhe të përditshmes
Qoftë zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes, ndjekja e një rutine mëngjesi, apo menaxhimi sistematik i punëve dhe detyrave, shumë njerëz të brezit të tretë kishin një ndjenjë të fortë të disiplinës së përditshme.
Për ta, disiplina nuk kishte të bënte me rregulla të ngurta; ishte më shumë për të pasur një strukturë, që të lejonte të arrije qëllimet pa u mbingarkuar.
Brezi i vjetër i dha përparësi asaj që duhej bërë çdo ditë – oraret e fëmijëve, përgjegjësitë e punës, madje edhe kohën për hobi – në mënyrë që jeta të ishte më e parashikueshme dhe më pak kaotike. Kjo ndjenjë rregulli nuk i ndihmoi vetëm individualisht; ajo u filtrua edhe në vendet e punës dhe institucionet e komunitetit.
Dhe ndërsa epoka dixhitale ka prezantuar aplikacione produktiviteti dhe sisteme të sofistikuara, parimi themelor mbetet i njëjtë: zakonet e vazhdueshme të përditshme krijojnë ndikim afatgjatë.