Inteligjenca artificiale i referohet teknologjisë që u mundëson kompjuterëve të ‘mendojnë’ në mënyra më njerëzore.

Mund të jetë në gjendje teknologjia të ndihmojë njerëzit të ndihen të dëgjuar, të kuptuar dhe të këshilluar?

Ka disa argumenta pse inteligjenca artificiale nuk mundet (plotësisht) të marrë përsipër rolin e psikologut?

  1. Mungesa e empatisë
  2. Mungesa e intuitës
  3. Mungesa e përshtatjes me raste unike
  4. Mungesa e humorit terapeutik
  5. Mungesa e përvojës njerëzore
  6.  Inteligjenca artificiale ka ngrohtësinë e vërtetë njerëzore të një prize

1. Mungesa e empatisë

Mungesa e empatisë

Empatia nuk mund të reduktohet në një algoritëm të bazuar në rregulla

ChatGPT mund të japë një përshtypje të mirë se kujdeset për ju. Por mund të shkaktojë keqkuptime dhe të lëndojë ndjenjat.

Kohët e fundit ka pasur një rast tragjik në Belgjikë në të cilin një burrë dukej se po përdorte ChatGPT për të eksploruar depresionin e tij. Gruaja e tij fajëson këto gjashtë ditë ‘biseda’ për vetëvrasjen e tij të mëvonshme.

Ai e pyeti nëse duhej të vriste veten dhe ChatGPT u përgjigj duke e pyetur se pse nuk e kishte bërë tashmë! Ishte një bisedë logjike, por jo kontekstuale apo e kujdesshme.

Ekipi që qëndron pas aplikacionit të AI premton se e ka riprogramuar atë për t’u sugjeruar njerëzve të kërkojnë ndihmë për ide vetëvrasëse. Dhe çështja e mungesës së të menduarit kontekstual dhe ndjeshmërisë mbetet mangësi për IA.

Inteligjenca artificiale nuk lexon midis rreshtave, nuk ndjen kur dikush po ironizon, ose kur dikush po ndihet i dëshpëruar, përveç nëse është e shkruar.

Nëse një person pyet një terapist për vetëvrasjen, terapisti, ka të ngjarë të konstatojë se vetëvrasja mund të jetë në mendjen e personit si opsion. 

Kështu terapisti fillon të nderton plan ndihme për të ndihmuar klientin.

Inteligjenca artificiale, nga ana tjetër, mund të konkludojë se vetëvrasja po diskutohet në mënyrë abstrakte, sepse përdoruesi e ka ngritur atë si një temë neutrale. 

E cila shkon në pikën e ardhshme..

2. Mungesa e intuitës

Mungesa e intuitës

Abstraksioni nuk mund të zëvendësojë intuitën e mprehte njerëzore. 

Intuita është kur ndjen diçka për një person pa e ditur saktësisht se si e njeh atë!

Një psikolog do ta përshtatë terapinë me karakteristikat unike, interesat, veçoritë, modelet apo përvojën jetësore të personit për ndihmë efikase.

Mund të duhet një kohë e gjatë përpara se inteligjenca artificiale të lexojë mikro-shprehjet njerëzore ose të kuptojë se çfarë mund të nënkuptojë një pauzë, një gjest ose një lëkundje në zë.

Pra inteligjenca artificiale dështon kur nevojitet mençuria më e gjerë për të parë kontekste gjithnjë e më të mëdha.

3. Mungesa e përshtatjes me raste unike

Mungesa e përshtatjes me raste unike

Psikoterapia mund të jetë po aq art sa shkencë. 

Për arsye se psikologu duhet të përshtat terapinë me klientin, ai bën ndërhyrje spontane dhe ndryshon në bazë të nevojave të klientit. 

Pra disa ndërhyrje terapie janë plotësisht “jashtë skenarit”. 

Pra IA (Inteligjenca Artificiale) mund të zhvillojë një kapacitet, deri në një pikë.

Disa ndërhrje janë kaq të frymëzuara nga intuita, leximi delikat i psikologut apo përvoja unike e klientit, saqë përpjekja e një makinerie për këtë aftësi terapeutike njerëzore, dështon sërish. 

4. Mungesa e humorit terapeutik

Mungesa e humorit terapeutik

Psikologët e dinë se humori terapeutik është një nga mjetet më të mira për të ofruar njohuri të reja dhe riformulime të fuqishme për klientët.

Humori liron të menduarit dhe promovon mënyra të reja të të ndjerit dhe të të parit.

E qeshura, natyrisht, ndihmon edhe për të krijuar dhe ndërtuar marrdhënie me të tjerë. Në këtë rast marrdhënia terapeutike është çelës i trajtimit të efektshëm, pasi krijon besim.

E megjithatë përdorimi i humorit në terapi duhet të bëhet në kohën e duhur, në mënyrën e duhur, duke përdorur gjuhën e duhur me klientin e duhur. 

Të dish kur të përdorësh humor dhe kur me siguri të mos e përdorësh atë, janë në thelb intuitë njerëzore. Kjo do të ishte e vështirë të programohej në një makinë.

5. Mungesa e përvojës njerëzore

Mungesa e përvojës njerëzore

Një herë një klient që përjetonte ankth social, u qetësua kur iu tha se edhe unë isha ndier nervoze kur takoja njerëz të rinj. 

Ky zbulim e ndihmoi atë të kuptonte nëpërmjet kontaktit të vërtetë empatik, pa pasur nevojë t’i thuhet drejtpërdrejt, se të kesh raste me ankth social është përvojë e gjithkujt. 

Më pas ai ndjeu më pak presion.

Një vetë-zbulim i psikologut, mund t’i ndihmojë klientët të ndihen më pak të vetmuar dhe më të aftë të lidhen me ne si qenie njerëzore. 

Ata mund të ndiejnë se ne i kuptojmë, dhe vlerësojmë realitetin e asaj që ata kanë përjetuar, falë, përvojave tona të jetës, si dhe njohurive tona terapeutike.

6.  Inteligjenca artificiale ka ngrohtësinë e vërtetë njerëzore të një prize

Inteligjenca artificiale ka ngrohtësinë e vërtetë njerëzore të një prize

Një terapist i mirë duhet të jetë natyrshëm një “person njerëzor”, i denjë dhe i kujdesshëm dhe jo vetëm dikush “i programuar” dhe i trajnuar në një ideologji të veçantë terapeutike.

Kjo nuk do të thotë se inteligjenca artificiale nuk mund të përafrojë fasadën e kujdesit, e cila për disa do të ndihet më mirë se asgjë. 

Por thellë brenda personit e di se makina është… një makinë.

Konkluzion

Disa duan të ndalojnë të gjithë zhvillimin e AI, nga frika e një të ardhmeje distopike në të cilën njerëzimi nënshtrohet, madje asgjesohet, nga sundimtarët tanë jo-njerëzorë. 

Në përmbledhje, ndërsa inteligjenca artificiale mund të jetë në gjendje të ofrojë një nivel mbështetjeje në shëndetin mendor emocional të ulët. Nuk ka gjasa të zëvendësojë plotësisht një psikolog të mirë. 

Lidhja njerëzore, inteligjenca emocionale dhe qasja e personalizuar që ofron një terapist i mirë nuk mund të përsëriten prej saj.

Psikologuonline