Edhe nëse bëhen me qëllime të mira, komentet mbi peshën e vajzave tuaja mund të shkaktojnë efekte negative afatgjata në shëndetin e tyre. Sipas një studimi të Universitetit Cornell, nuk ka rëndësi nëse komenti është pozitiv apo negativ. Prindërit që tregojn ë vëmendje për peshën e vajzës së tyre, vënë në rrezik perceptimin e saj për trupin kur të rritet. Me siguri do të jetë mbipeshë ose nuk do të ketë një marrëdhënie të mirë me imazhin e saj.
Hulumtimi u botua në revistën Eating & Weight Disorder konfirmon atë që është theksuar në hulumtimet e tjera të mëparshme, sipas të cilave gratë që janë vënë në dietë nga prindërit e tyre përfundojnë duke luftuar kundër mbipeshës dhe çrregullimeve të ngrënies.
Në një mënyrë shumë të ngjashme, që u ishte thënë kur ishin të vogla se “je shumë e shëndetshme”, janë orientuar më lehtësisht drejt obezitetit kur ishin të rriutra- kjo edhe pse në vitet e para të jetër kishin një peshe normal.
Këto studime janë ekzaminuar vetëm tek vajzat dhe gratë, ndërsa të tjerët kanë theksuar se edhe fëmijët meshkuj nuk janë imunë nga komentet rreth mbipeshës së tyre. Sidoqoftë, ndryshe nga vajzat që përpiqen të qëndrojnë në dietë për të pasur trup më të hollë, adoleshentët meshkuj janë më të pakënaqur me trupin e tyre nëse nuk janë të gjatë dhe me muskuj. Hulumtimi i fundit i Universitetit Cornell, është i rëndësishëm, sepse për herë të parë nxjerr në pah faktin që komentet më të dëmshme kundër vajzave kanë të bëjnë me peshën. Të tilla janë qortimet e prindërve për sasinë e ushqimit që hahet apo ankesat e tyre para fëmijëve për peshën e tepërt trupore.
Duke i thënë një vajze ” je pak topolake”, për shembull, apo edhe “më pëlqen sepse je e hollë”, e shtyn fëmijën që të fillojë shumë herët me dieta ose të përpiqet të humbasë peshë duke ngrënë shumë pak. Sjellje që shpesh rezultojnë në çrregullime të të ngrënit.
Përpara një fëmije mbipeshë, ekspertët sugjerojnë t’i qasemi problemit pa e bërë dramë. Dhe mbi të gjitha pa koment. Shumë më efektive dhe më e rëndësishme është t’i shtysh fëmijët të luajnë sport dhe të krijoni një dietë të shëndetshme në shtëpi.