Këtë dimër, stafi i Kallz është angazhuar edhe më tepër, që kampi dimëror të mos jetë vetëm argëtim dhe largim nga detyrat e përditshme.
Një mision që ne e nisëm direkt një javë pas tërmetit tronditës, ishte ai i argëtimit dhe një përfshirje të theksuar të fëmijëvë në lojë, në mënyrë që të gjitha energjitë e tyre të frikës akumuluar brenda trupit dhe mendjes të mund të cclioroheshin. Ndërsa shkollat ishin mbyllur, dhe pas kontrollit teknik të qëndrës, që na konfirmoi mundësinë e vijimit, ne u rikthyem, duke e nisur me aktivitete në ambient të hapur, muzikë, ushqim të mirë e krijimitari.
Kampi dimëror që nis me 23 Dhjetor, synon t’u mundësojë edhe më shumë fëmijëvë një përfshirje tërësore në lojërat dhe aktivitetet e parashikuara. Disa prej aktiviteteve janë:
– Krijime me motivet e festave
– Gatime për festa
– Volej, minifutboll (për më të vegjlit)
– Lojëra tavoline
– Kërcim
– Këndim
Fëmijët që mund t’i bashkohen këtij kampi janë 6-12 vjec.
Tarifa është 1000 lekë/ditë, me transport dhe
800 lekë në ditë, pa transport.
Prenoto në 0675331036.
Në momentin e prenotimit, na informoni gjithashtu nëse fëmija ka alergji nga ndonjë ushqim apo objekt.
