Qëllimi i kursit të arteve pamore është njohja e fëmijës me artin pamor në tërësi, rrymat e artit, teknikat (e përshtatura) dhe shprehjes së individualitetit të fëmijës, në varësi të personalitetit dhe moshës, pa e kornizuar apo kufizuar atë.

Në kurs do të mësohen teknikat e vizatimit, pikturës, grafikë, kolazhe, etj.

Zhanri: portret, karikaturë, natyrë e qetë, peizazh etj.

Në varësi të moshës, fëmija njihet me bazat e historisë së artit në teori dhe praktikë, që prej artit klasik dhe atij post modern.

Puna në grup me fëmijët në arte pamore është mbresëlënëse, pasi dalin në pah veçoritë më të mira të fëmijës dhe fuqizon marrëdhëniet sociale mes tyre. Nxit frymën estetike dhe ndërvepruese në krijimtari. Kursi zhvillohet çdo të premte ora 17:00 për 1 orë e 30 minuta.

E Premte, ora 15:00-18:30