Këto aktivitete të thjeshta u mësojnë fëmijëve rreth parimeve themelore financiare, duke përfshirë bamirësinë, vlerësimin e vonuar, buxhetimin, kursimin e parave dhe interesin e shtuar.

Nuk kemi nevojë t’ua themi ne rëndësinë e të mësuarit të fëmijës tuaj mbi aftësitë themelore rreth parasë. Ndryshe nga të ndihmuarit e një fëmije për të drejtuar biçikletën ose të lyejnë bukën me reçel, diskutimi mbi paratë nuk na vjen si një nevojë e dytë (apo dhe e tretë) për shumicën nga ne. Faktikisht, sondazhet tregojnë se prindërit ndihen më rehat për të diskutuar mbi seksin ose drogën sesa mbi paratë. Pse? Shumë të rritur nuk mendojnë se e dinë mjaftueshëm mirë për vete rrugën e duhur drejt menaxhimit. Megjithatë, studimet tregojnë se prindërit janë ndikuesi numër një në sjelljen financiare të fëmijës.

Kjo është pjesërisht edhe nisma që mora për të shkruar librin tim të fundit, “Bëjeni Fëmijën Tuaj një Gjeni Parash (Edhe nëse ju vetë nuk jeni). Unë kam punuar si avokat dhe autor i njohurisë financiare për 30 vite dhe madje kam shërbyer edhe në Këshillin Këshillëdhënës të Presidentit Obama mbi Aftësitë Financiare. Atje pashë në të gjitha hulumtimet e fundit dhe fillova të konceptoj strategji të lehta, me këmbë në tokë, që mund t’u vijnë në ndihmë fëmijëve për të mësuar mbi faktet financiare të jetës. Këtu janë disa nga të preferuarat e mia.

Paguaj paraprakisht

Vesi më i rëndëshiëm financiar nga të gjithë mund të jetë e dhëna mbrapsht. Kështu që ja ku keni  një mënyrë për t’i dhënë fëmijës suaj një shtysë për qenë bamirës – një koncept që ai mund të kuptojë që nga mosha 4 vjeçare. Filloni duke i shpjeguar fëmijës tuaj se pse ne duhet të dhurojmë, dhe se si edhe një sasi shumë e vogël lekësh arrin të bëjë ndryshim të madh për dikë në nevojë. 

Tregoni ofertën tuaj paraprake: Për një të katërtën e parave personale që fëmija juaj do të ruajë për bamirësi, ju do të shtoni një të kartëtn e parave tuaja. Bëni punë kërkimore së bashku mbi organizatat e njohura për përdorimin e sasive të vogla të parave me impakte marramendëse. Për shembull, mund të provoni Heifer International, një organizatë jofitimprurëse që dhuron kafshë  ferme dhe furnizime në mbarë botën. Fëmija juaj mund të blejë një tufë pulash për të ndihmuar në mbështetjen e një familjeje për vetëm 20 dollarë, për shembull. Ose uluni në rang lokal: Bëni një donacion në një strehë të afërt të kafshëve ose të ndihmoni për të paguar shpenzimet mjekësore të dikujt nga komuniteti juaj që mund të jetë i sëmurë.

Efekti flutur

Nga të gjitha aftësitë e vlefshme të parave që mund t’u mësoni 4- dhe 5-vjeçarëve, kënaqësia e vonuar mund të jetë më thelbësorja. Është aftësia bazë që të rriturve u duhet të bëjnë shpenzime të zgjuara, të ruajnë dhe të investojnë në afat të gjatë. Për fëmijët, nuk ka mënyrë më magjike për të zhvilluar durimin e nevojshëm sesa me një kazan të thjeshtë dhe të volitshëm për fluturat. Duhet një planifikim i vogël për ta ngritur atë, dhe pastaj duhet të presësh rreth një muaj që vemjet të bëhen krisalide dhe pastaj të kthehen në monarkë fluturakë, një përjetësi për një fëmijë në këtë moshë.

Gjatë rrugës, fëmija juaj do të duhet të kryejë detyra të thjeshta – duke siguruar ushqim të freskët, duke mbajtur vendin e lagur dhe pastruar feçet. Për t’iu kënaqur çdo faze të zhvillimit, bini dakord të vendosni një dollar në një kavanoz në mënyrë që fëmija juaj të shikojë kursimet tek rriten së bashku me fluturën e tij të ardhshme.


E lehtë si të lyesh bukën me reçel

Asgjë nuk i motivon fëmijët (ose të rriturit) për të mësuar aq sa një ëmbëlsirë! Ky aktivitet u mëson fëmijëve të moshave 6 vjeç e më shumë se si të hartojnë dhe zbatojnë aftësitë buxhetore që do t’u jenë të vlefshme më vonë në jetë. Së pari, shkoni deri te furra e bukës dhe çmoni një kek (me mollë, boronicë, pjeshkë – çfarëdo që ëmbëlson fëmijën tuaj). Tani, sfida: A mund të pjekë të njëjtin trajtim por me më pak lekë? Drejtojuni marketit, të armatosur me një recetë, duke çmuar çdo përbërës. Nëse totali arrin në çmimin e furrës, nisjani gatimit. Nëse jo, duhet të krahasoni në dyqan-a mund të gjejë një ekstrakt më të lirë të vaniljes? – derisa ju të pikasninë një mënyrë për ta bërë atë me më pak lekë.

Shumë interesante 

Benjamin Franklin kishte pjesërisht të drejtë: Një qindarkë e kursyer është më shumë se një qindarkë e fituar, por vetëm nëse e lë atë mënjanë në një llogari interesi. Interesi i ndërlikuar është një gur themeli i financave personale: Jo vetëm që paratë tona të investuara fitojnë interes, por edhe vetë interesi i interesit fiton gjithashtu interes. Fëmijët e moshës mbi 7 vjeç do ta kuptojnë këtë në qoftë se u jepni një shembull konkret – dhe çfarë është më konkrete se sa paratë e falura? Duke qenë se llogaritë e kursimeve në ditët e sotme arrijnë një maksimum prej 1 përqind, demonstrojini parimin me një normë të ekzagjeruar: 100 përqind.

Filloni duke i dhënë fëmijës tuaj një qindarkë. Çdo ditë më pas, paguajni atij interesin e barabartë me shumën që ai ka: Në ditën e dytë, jepini një qindarkë tjetër, duke e çuar totalin e tij në dy cent; në ditën e tretë, jepini dy të tjerë. Ndaleni në ditën 11, nëse nuk jeni të gatshëm të merrni pjesë me sasi të mëdha parash. Deri atëherë, ajo qindarkë do të jetë rritur në 10.24 $, të gjitha në sajë të interesit mix.