Jenny Mundy-Castle
Si administrator, kam vlerësuar shumë mësues. Si edukator dhe prind në anën tjetër të pasqyrës arsimore, jam shqetësuar për disa nga abuzimet me pushtetin që kam parë të bëjnë mësuesit.
Unë kam parë si mësuesit ashtu edhe prindërit të justifikojnë sjelljet e tyre abuzive, ndonjëherë me shaka, sikur fajin e ka fëmija. Këto shfaqin të njëjtën dinamikë jo të shëndetshme shumë shqetësuese për të gjithë fëmijët tanë.
Mësuesit kanë një pushtet më të madh mbi studentët e tyre dhe trajnohen e mësohen për të ndërtuar dhe nxitur marrëdhënie që marrin parasysh ekuilibrin e kësaj fuqie dhe kuptojnë përgjegjësinë e tyre për ta bërë këtë në kontekstin e këtij pushteti.
Ky pushtet quhet si ‘in loco parentis’. Në thelb ideja që shkollat marrin autoritetin dhe përgjegjësinë nga prindërit dhe funksionojnë në zëvendësimin e prindërve kur janë në shkollë. Shtrirja e këtij autoriteti dhe përgjegjësive ndryshon nga shteti në shtet, si dhe globalisht.
Lexo: Si t’i shprehni fëmijës tuaj dashurinë?
Në 19 shtete, për shembull, ndëshkimi trupor konsiderohet ende një formë e pranueshme e disiplinës. Ato shtete, në fakt, kanë vendosur që fuqia ‘in loco parentis’ e institucioneve arsimore shtrihet në goditje dhe shuplakë.
Kjo është në kontrast të drejtpërdrejtë logjik me sasinë e madhe të provave që tregojnë rreziqe psikologjike dhe fizike për fëmijët që i nënshtrohen kësaj lloj disipline, e cila ka bërë që 31 vende të miratojnë ndalime për ta bërë këtë.
Ende jetoj në New York pasi u diplomova në Universitetin e Kolumbias, pranova një pozicion me Teaching Fellows të qytetit të New York dhe më pas dhashë mësim në Bushwick, Brooklyn, për dy vjet në një shkollë të mesme me nevoja të larta, ku mbi 95% e nxënësve jetonin nën kufirin e varfërisë.
Në mes të çështjeve të menaxhimit të klasës që mundojnë kaq shumë mësues për herë të parë, u bërtita nxënësve të klasës time një herë: “Uluni dreqi ta marrë!” Menjëherë mora një ovacion në këmbë”.
E torturova veten për këtë për javë të tëra më pas. Ndjeva se i kisha keqtrajtuar. Si fëmijë, kam përjetuar një sërë bërtitjesh të prindërve dhe deri më sot përjetoj simptoma fizike, dridhje, të përzjera, kur jam dëshmitar i shpërthimeve verbale.
Pavarësisht nga përgjigjia ime personale, e lidhur me ciklin e abuzimit, ka shumë prova që mbështesin problemet e ngjashme afatgjata që vijnë nga bërtitja dhe përdorimi i formave të tjera të abuzimit verbal me fëmijët. Megjithatë, unë isha një mësues i ri, naiv, dhe nuk e dija shkencën pas kësaj, thjesht u ndjeva se kisha gabuar.
Të bërtiturit është një përvojë joefikase për prindin dhe pa efikasitet kur bëhet fjalë për ndryshimin e sjelljes në terma afatgjatë. Efektet afatgjata variojnë nga depresioni tek ndryshimi i zhvillimit të shëndetshëm të trurit.
Ka pasur kërkime rreth përdorimit të tonit dhe volumit në mënyra që i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë se sjellja është një problem serioz dhe unë jam një adhurues i madh i “dukjes së mësuesit” që ka rezultuar shumë efektiv në shumë situata.
Lexo: 10 gjërat që duhet të fshini menjëherë nga Facebook-u juaj
Ajo që mësuesit dhe prindërit duhet të sigurohen të bëjnë është të ndajnë sjelljen nga fëmija, në mënyrë që të mos ketë gabime se ku buron problemi. Pasi u pajtova me faktin që nuk mund t’ia lejoja vetes që t’i bërtisja kurrë klasës sime kështu, u futa në libra si CHAMPS dhe ato të Harry Wong për të përmirësuar lojën time të menaxhimit të klasës.
Menaxhimi u bë gjithnjë e më i mirë, përmes punës, praktikës dhe studimit. Më duhej të përmirësoja aftësinë time për të menaxhuar në mënyrë efektive emocionet e mia mjaft mirë për t’u shërbyer fëmijëve tuaj, të cilët i respektoj dhe i admiroj sikur të ishin të mitë.
Nuk do të doja që një mësues t’u bërtiste fëmijëve të mi, ose fëmijëve tuaj.
Strategjitë në këto libra mund t’i ndihmojnë prindërit të gjejnë mënyra shumë më efektive për të disiplinuar sesa të bërtasin, dhe ka të tjerë të panumërt me shembuj specifikë të prindërve se si t’i inkorporoni ato në familjen tuaj.
Pasi u zhyta më thellë në menaxhimin e klasës, zbulova se gjithçka kishte të bënte me krijimin e një marrëdhënie të sinqertë dhe të thellë, e cila është shumë e dyanshme. Ka të bëjë me dhënien e respektit që prisni. Ashtu si prindërimi.
Në sallat e mësuesve në shkollat e shumta që kam punuar, shpesh dëgjoj mësuesit të diskutojnë se si ata duhet t’u bërtasin fëmijëve, se sa e arsyshme është kjo.
Është shndërruar në shaka që në fund fajësojnë fëmijët se janë burimi i të bërtiturave të tyre.
- Unë nuk do të duhet të bërtas nëse nuk më dëgjoni me vëmendje herën e parë.
- Nëse do të ndalonit vazhdimisht duke bërë diçka, nuk do të më duhej t’ju bërtas.
- Unë po bërtas sepse ua kam dhënë këto udhëzime një mijë herë.
Këto i kam dëgjuar nga mësuesit drejtuar fëmijëvw, madje
edhe prindër që u drejtohen fëmijëve. Ato janë gjithashtu shembuj të abuzimit
verbal.
Shqetësuese është prirja e prindërve drejt të njëjtave justifikime që bëjnë
disa mësues.
Si edukator, nuk do t’u bërtas kurrë fëmijëve tuaj. Si trajner dhe vlerësues i mësuesve, unë do të ndihmoj që mësuesit e tjerë të mos u bërtasin fëmijëve tuaj. Si prind, nuk do t’u bërtas as fëmijëve të mi. Për të njëjtat arsye.
Mësimdhënia është një sfidë e madhe. Prindërimi është një sfidë e madhe. Ne duhet të edukojmë veten për ta bërë atë mirë, ose brezi i ardhshëm do ta paguajë çmimin.
Meqenëse hulumtimi tregon se të bërtiturat mund të jenë po aq abuzive sa e rrahura, ne duhet t’i bëjmë ballë këtyre sfidave dhe të bëjmë më mirë.
Për hir të të gjithë fëmijëve.