Aktorja Jennifer Aniston ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj ndaj rrjeteve sociale, duke i cilësuar ato si një “tren të pakontrolluar” që ka dëmtuar thellë mënyrën se si njerëzit komunikojnë dhe perceptojnë realitetin.

Në një intervistë për Harper’s Bazaar, e cila përkon me sezonin e ri të serialit The Morning Show, Aniston tha se ndikimi i rrjeteve sociale ka qenë shkatërrues:“Jam e sigurt se ata që e shpikën menduan se po bënin një gjë të mirë – dhe po, urime për miliardat tuaja, por kjo ka rrënuar një pjesë të madhe të njerëzimit.”

“Jam e sigurt se ata që e shpikën menduan se po bënin një gjë të mirë – dhe po, urime për miliardat tuaja, por kjo ka rrënuar një pjesë të madhe të njerëzimit.”

Aktorja, e cila për dekada ka qenë në qendër të thashethemeve për jetën e saj private, veçanërisht lidhur me martesën me Brad Pitt dhe përpjekjet për të pasur fëmijë, tha se mënyra e dikurshme e mediave të shtypit është zhvendosur sot në botën digjitale:

“Tani çdo njeri anonim mund të shkruajë çfarë të dojë, pa asnjë përgjegjësi.”

Aniston foli edhe për përvojat e saj me deepfake, imazhe të rreme të krijuara me inteligjencë artificiale që janë shpërndarë në emrin e saj. “Më ndodh shpesh që miqtë më dërgojnë gjëra duke më pyetur ‘A je ti kjo?’ ose ‘A po e reklamojmë këtë gjë?’. Në raste të tilla, i dërgoj gjithçka avokatëve të mi për të kërkuar heqjen e përmbajtjes,” – tha ajo.

Aktorja shtoi se ka zgjedhur të flasë publikisht për vështirësitë e saj për të krijuar një familje, për të ndalur thashethemet që e paraqisnin si egoiste apo të përqendruar vetëm te puna. “Në fund të ditës, jam njeri. Të gjithë jemi njerëz,” – tha ajo.

Megjithatë, Aniston pranoi se me kalimin e viteve është bërë më e qetë përballë lajmeve të pavërteta:

“Sa më shumë kalon koha, aq më pak kujdesem të korrigjoj çdo gjë që thuhet. Cikli i lajmeve është aq i shpejtë, sa gjithçka harrohet.”

Theguardian