A e keni menduar ndonjëherë, sa mirë do të ishte nëse fëmijët tuaj do t’i menaxhonin paratë më mirë se ju? A po përballeni me një fëmijë që nuk ia di vlerën parasë dhe shpesh gjendeni me një adoleshent që kërkon të shpenzojë gjithnjë e më shumë, apo me një fëmijë të vogël që qan çdo herë që shkoni në supermarket apo qendër tregtare?!
Edukimi financiar i fëmijëve, familjarizimi i tyre me paranë, punën, fitimin, humbjen e disa koncepte bazë të menaxhimit janë një zgjidhje e zgjuar. Nëse do të thoni, “para të kemi, pa do t’i menaxhojmë!” kjo është një arsye më shumë për ta menduar edhe një herë.
Qendra Kallz, sjell për fëmijët kursin e financave personale. Aktualisht, qendra po zhvillon disa seanca informuese me prindërit e interesuar rreth përmbajtjes së programit. Një risi për edukimin në masë të fëmijëvë.
Alvina Zanaj, Drejtuese Didaktike e qendrës thotë, se “përmes këtij kursi, synojmë të njohim fëmijët me paranë, konceptet bazë, me vlerën e punës, kursimit dhe shpenzimet e zgjuara. Të gjitha këto nëpërmjet lojës”.
Seancat informuese kanë nisur javës së kaluar dhe do të vijonë edhe gjatë kësaj jave me trajneren dhe prindin e përkushtuar Erinda Çaushi.
Gjatë takimit të fundit me prindërit, Erinda theksoi se kursi i financave për fëmijë do të vijë në formën e lojës. Ata do të njihen me histori, fakte interesante, do të zhvillojnë lojëra për të mësuar dhe madje do të nisin një sipërmarrje të vogël në grup.
Pjesë e programit do të jenë edhe videot animuese dhe fletët e punës, të cilat e bëjnë edhe më të lehtë mësimin dhe ruajtjen e koncepteve.
Çfarë synon ky kurs?
1-Përgatit konsumatorë të mençur. T’i mësojmë fëmijët të shpenzojnë në mënyrë të mençur paratë dhe të mos bien në grackat e tregut.
2- Mundësi për vendime të shëndosha financiare. T’i mësojmë fëmijët të përdorin në mënyrë të zgjuar paranë dhe të dinë të ndërtojnë mirëqenien ekonomike nesër.
3- Të formojë qytetarë të denjë. T’i ndihmojmë fëmijët të jenë votues, taksapagues dhe konsumatorë më të ndërgjegjshëm në të ardhmen.
Ju mund të regjistroheni këtu për të mësuar më shumë rreth kursit në takimin Zoom, e Mërkurë, 17 Nëntor ora 20:00