Airbnb pezullon pronarin nga Montana pasi refuzoi të jepte hapësirën e tij me qera njerëzve që tanimë ishin vaksinuar për COVID-19
Jeta pas vaksinimit ndaj COVID ka filluar të duket mirë, apo jo? Teksa numri i vaksinimeve rritet, numri i të shtruarve ulet. Familjet më në fund arrijnë të takojnë të dashurit e tyre pas një viti të gjatë pa vizita, shkollat po rihapen dhe gjërat duket sikur vërtetë po marrin për mirë. Por, ekstremistët që kundërshtojnë vaksinimin kudo kërcënojnë progresin tonë kolektiv kur vjen puna tek ‘imuniteti i tufës’ dhe me të edhe kthimit në normalitet që të gjithë po presim. Budallëku i rradhës i këtyre ekstremistëve?! Një pronar nga Montana, i cili e bëri të qartë se dyert e tij nuk ishin të hapura për njerëz të vaksinuar!
Gazetari i mirënjohur Charlie Warzel nuk e la pa hedhur edhe në twiter parullën e pronarit ekstremist. “Kabina jonë pret vetëm njerëz, të cilë t nuk janë vaksinuar”, shprehej pronari. “Për sigurinë dhe shëndetin e të ftuarve të ardhshëm si dhe tonin, çdo person i vaksinuar, të ndihet i lirë të kërkojë një akomodim tjetër, ku pranohen personat e vaksinuar.”
Në përshkrim, pronari i akomodimit ndan gjithashtu edhe akuzat e pavend në lidhje me proteinën ARNm, e gjendur në një prej përbërësve të vaksinës, e cila është e fjetur, por kalon tek njerëzit që nuk e kanë bërë vaksinën. Kjo çmenduri është hedhur poshtë fuqishëm nga Qendrat per Kontrollin e Sëmundjeve, të cilat kanë dhënë informacion të bollshëm që vërteton pavërtetësinë e kësaj hipoteze.
Por Warzel donte të dinte përgjigjen e një pyetjeje, të cilën mund ta keni nëpër mend edhe ju tani – nga do e dinin pronarët nëse një klient ishte i vaksinuar? Kështu që nisi një mesazh pikërisht me këtë pyetje dhe e mori përgjigjen.
Pronari nga Montana po ndiqte një ‘sistem ndershmërie’ dhe iu përgjigj Warzel me “Nëse ju thoni që nuk e keni bërë vaksinën, do ju besojmë dhe jeni të mirëpritur.” Warzel theksoi që ai nuk po përpiqej ta merrte me qera akomodimin, por dyshon se pronari mund t’i ketë parë postimet e tij virale në twitter, sepse përgjigjja e rradhës që mori nga pronari ishte:
“Prenotimi juaj nuk është pranuar. Dhoma nuk është dhe nuk do jetë e disponueshme për ty. E dini vetë se pse.”
Ben Breit, zëdhënës i Airbnb, u shpreh se akomodimi ishte pezulluar “për shkak të promovimit të informacioneve të pavërteta në lidhje me COVID si dhe për thyerje të rregullores së përmbajtjes së publikuar.”
Gjatë bisedës së tij me BuzzFeed, Warzel tregon sesa i shtangur kishte ngelur nga e tërë situata. “Duket shokuese në vetvete”, shprehet ai. “Më habit sesi vektorët e keqinformimit sa vjen e bëhen më të errëta. Nuk është një video 60 minutëshe që prodhoi dikush apo thjesht tweeteri i rradhës, po përpiqesh të kalosh një fundjavë të këndshme në Montana dhe përballesh me këtë keqinformim të këtij kalibri”.
Me tërë platformat e medias që na përditësojnë mbi çdo të re rreth COVID-it është e vërtetë që ky grusht ekstremistësh ka gjithmonë e më pak hapësirë për të përcjellë teori konspirative dhe është vërtetë e rëndësishme të shohim sesi rrjete të tilla si Airbnb arrijnë të mbyllin problematika të tilla, të cilët nëse do neglizhoheshin do ishin përgjegjëse për sëmurjen apo edhe vdekjen e dikujt.